Futboll Sport

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Inter sfidon rekordmenët e Sevillia-s, ja statistikat e veçanta

Erdhi dita! Sevilla dhe Inter duelojnë mbrëmjen e sotme midis tyre në finalen e UEFA Europa League në “RhienEnergieStadion” në Këln, Gjermani. Finalja e madhe e edicionit të 49 të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Kupat e Evropës vë përballë në këtë mënyrë dy skuadrat më të mira të sezonit dhe natyrisht edhe dy klubet që e vlerësuan më shumë këtë aktivitet. Një sezon vërtet shumë i ndryshëm, që u kushtëzua ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit.

Sevilla shkon për herë të gjashtë në finalen e këtij kompeticioni, e katërta në gjashtë vitet e fundit. Në të gjitha edicionet e mëparshme, skuadra andaluziane ka dalë fituese, madje fitoi turneun në tre edicione radhazi, 2014, 2015 dhe 2016.

Nga ana tjetër, për Interin kjo është finalja e pestë në Europa League (ish-Kupa UEFA). Skuadra italiane ka fituar titullin në 1991, 1994 dhe 1998. Zikaltërit ishin dhe në finalen e vitit 1997, por u mposhtën nga Schalke.

Trajnerët e të dy skuadrave, Julen Lopetegui i Sevilla dhe Antonio Conte i Inter po kërkojnë të fitojnë titullin e parë evropian në karrierë. Romelu Lukaku ka shansin e artë që të barazojë Fenomenin Ronaldo, por edhe ta parakalojë atë, ndërsa Conte të thyejë tabunë europiane dhe të marrë trofeun e parë.

* Ndeshja e sotme mes Interit dhe Sevillia do të jetë e para në historinë e dy klubeve kundër njëra-tjetrës. Kjo është hera e gjashtë në 11 sezone të Europa Ligës që dy skuadrat përballen për herë të parë me njëra-tjetrën në finalen e Ligës së Europës. Hera e fundit ka qenë në sezonin 2015-2016 kur Sevillia fitoi 3- 1 ndaj Liverpulit.

* Spanjollët janë ekipi më fitues i historisë së Kupës Uefa/Europa Ligës duke shkuar në finale 6 herë (duke llogaritur edhe këtë të sotmen) dhe e ka fituar këtë trofe 5 herë në histori, më shumë se çdo skuadër tjetër.

* Interi ka arritur finalen e 10-të në një kompeticion të UEFA-s, e para që prej Champions-it të vitit 2010, që u fitua 2-0 ndaj Bayern Munich. Në këtë mënyrë, zikaltrit bëhen skuadra e nëntë që luan të paktën 10 finale në kompeticionet europiane dhe skuadra e tretë italiane, pas Milanit dhe Juventusit, që ka luajtur 14 finale.

* Sevillia ka arritur të ngrejë trofeun në të gjitha finalet e UEFA-s ku ka marrë pjesë (Kupë UEFA dhe Europa Ligë).

* Interi i ka fituar të pesta ndeshjet e luajtura në Europa Ligë këtë sezon dhe mund të fitojë 6 ndeshje radhazi në kompeticionet europiane për herë të parë në historinë e tij. Më parë e arrinte nga dhjetori i vitit 2009 deri në prillin e vitit 2010.

* Sevillia nuk ka humbur kurrë një ndeshje me eliminim direkt në Kupat e Europës (6 fitore, 2 barazime), duke i fituar 5 të fundit, përfshirë edhe 5 finale.

* Antonio Conte dhe Julen Lopetegui do të luajnë finalen e tyre të parë në një kompeticion europian. Të dy kanë ecuri pozitive në Europa Ligë duke qenë mes 7 trajnerëve që kanë të paktën 70% fitore, duke llogaritur ata që kanë luajtur 10 ose më shumë ndeshje. Konte është i dyti në këtë klasifikim me 10 fitore në 13 ndeshje, ndërsa Lopetegui i katërti me 8 fitore në 11 ndeshje.

* Sevija ka regjistruar ecurinë më të gjatë të pathyeshmërisë në të gjitha kompeticionet në historinë e saj. Andaluzët nuk humbasin prej 20 ndeshjesh duke marrë 11 fitore dhe 9 barazime. Vetëm Reali i Madridit nga skuadrat spanjolle ka pasur ecurinë më të mirë me 21 ndeshje pa humbje.

* Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka shënuar në 7 ndeshjet e fundit me fanellën e Interit në kompeticionet europiane. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë dhe ka dhënë 4 asiste. Në të gjitha kompeticionet, Lukaku ka shënuar 33 gola në këtë sezon dhe sulmuesi i fundit që ka bërë më mirë ka qenë Samuel Eto me 37 gola. Lukaku është vetëm 1 gol larg Fenomenit Ronaldo si debutuesi më i mirë.

 

* Në gjysmëfinalen kundër Manchester United, Suso dhe De Jong u bënë golashënuesit e dhjetë dhe të 11-të të Sevillias në Europa Ligë këtë sezon (përfshirë edhe autogolat). Vetëm United me 12 lojtarë është skuadra që ka më shumë golashënues.

Related posts

Tragjike/ Uji i rrëmbyeshëm “shuan” skuadrën e futbollit

Sadik.Autor

PËR SEZONIN E RI QË E PRET INTER/ Marotta: Hakimi, shitje e dhimbshme. Situata financiare është shqetësuese

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ISH-SKUADRËS SË TIJ TË LAVDISHME/ Gerrard: Do t’i lë emocionet mënjanë…

Delo.autor

Leave a Comment