Futboll Shqipëri Sport

FIRMOSI NË LIGËN E DYTË RUMUNE/ Ja pse sulmuesi Llullaku refuzoi Kukësin

Azdren Llullaku ishte një nga synimet madhore të Kukësit në këtë merkato, por sulmuesi ka zgjedhur të rikthehet në Rumani, duke firmosur për skuadrën e Konkordias, që militon në Ligën e Dytë. Ndodhi ashtu siç ishte paralajmëruar në numrin e së shtunës nga “Panorama Sport”, teksa sulmuesi refuzoi Kukësin për shkak se nuk e bindi oferta.

Sipas asaj që edhe vetë Llullaku ka sqaruar, vendimi erdhi edhe për shkak se ai ka familjen në Rumani dhe duhet të qëndrojë pranë saj. Të shtunën Llullaku bëri prezantimin te skuadra e re, teksa i është besuar numri 10 në fanellë.

Kjo është eksperienca e katërt e 32-vjeçarit në futbollin rumun, pasi më parë ka luajtur me Gaz Metan, Poli Iashi dhe Astra. Kujtojmë që në vitin 2016 ai u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke u thirrur më pas edhe nga Kombëtarja shqiptare.

Related posts

NIS AVENTURË TË RE/ Ish-fantazisti i Tiranës drejt kalimit në Kroaci tek…

Delo.autor

“MENDOVA TË LIJA FUTBOLLIN”/ Deklarata tronditëse e yllit të Juventusit

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË 2020/ Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen historike, përballet me Anglinë

Delo.autor

Leave a Comment