Futboll Sport

GOL NË DEBUTIM EUROPIAN ME TEUTËN/ Krasniqi zbulon sekretin: Nuk shënova rastësisht, por…

Debutim fantastik. Teksa në minutën e katërt prek një top karambolesk për Vilën, në minutën e 6-të godet mjeshtërisht me kokë për të zhbllokuar sfidën. Blerim Krasniqi u bë shpejt në këtë sfidë heroi i Teutës, duke u dhënë durrsakëve avantazhin e hershëm që u dha shansin të administrojnë ndeshjen. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, sulmuesi i ardhur rishtazi nga Skënderbeu, ka treguar emocionet e atij goli, sekretin si u shënua aq lehtësisht dhe vështirësinë përballë mbrojtjes së Beitar Jerusalemit.
Krasniqi
Kualifikim historik, si ishte kjo fitore dhe ky kualifikim?
Emocion mjaft i madh. Jemi të gjithë shumë të gëzuar. Kemi dhënë shumë në fushë dhe e kemi merituar. Urime për të gjithë skuadrën.

Gol në debutimin zyrtar me Teutën. Si ishte ai gol, skemë apo rastësi që e shënuat aq lehtësisht?
Është vërtet bukur. Jo vetëm që unë shënova në ndeshjen e parë zyrtare, por mbi të gjitha që goli i shërbeu ekipit për këtë kualifikim. Sa i përket golit, s’mund të them që ishte rastësi. Gjatë ditëve në stërvitje, e kam provuar disa herë me Kuron një aksion të ngjashëm. Nuk do t’ia lija rastësisë, por punës së bërë në stërvitje.

Çfarë ndjesie ishte për ju në ato momente kur realizuat?
Normalisht që ishte një ndjesi shumë e bukur. Sidomos për një sulmues që të shënojë në ndeshje të tilla, duke ditur që ne matemi me gola. E rëndësishme ishte që morëm fitoren dhe kaluam në raundin tjetër. Ishte bukur në ato momente, por si të thuash e pabesueshme që të shënonim aq shpejt. Goli na dha besim dhe shërbeu vërtet shumë.
bandicam 2020-08-27 18-24-19-951
Sa e vështirë ishte përballë mbrojtjes së tyre, janë ekip me eksperiencë pavarësisht se u eliminuan?
Është e vërtetë që në pjesën e parë e patëm të vështirë. Ata po sulmonin me forca të shumta dhe na duhej që të ishim të kujdesshëm në manovrën mbrojtëse. Në pjesën e dytë, e kishim më të thjeshtë pasi morëm edhe instruksionet që na dha trajneri se çfarë duhet të bënim. Për fat shkoi gjithçka në mënyrë perfekte.
Krasniqi
Keni vetëm pak ditë me grupin, si jeni përshtatur kaq mirë?
Për këtë më duhet që t’i falënderoj të gjithë, që nga presidenca dhe të gjithë çunat e ekipit. Që nga dita e parë kur jam afruar te Teuta, më kanë afruar dhe më kanë bërë pjesë të grupit duke ma bërë më të thjeshtë përshtatjen. Ndihem mirë në këtë skuadër.

Keni premio nga klubi për kualifikimin?
(Qesh…) Nuk jam ende në dijeni. Është diçka që e di klubi dhe nuk më takon mua që ta komentoj.

Related posts

“HUMBJA NDAJ TIRANËS TREGOI…”/ Brdariç: Nuk ka rëndësi nëse do të kemi përballë Laçin e fortë apo atë të dobët

Delo.autor

PARATICI ZBARKON SËRISH NË ANGLI/ “Zonja e Vjetër” mbyll marrëveshjen me klubin e City-t për…

Delo.autor

Champions League nuk ndryshon vetëm formatin, në sezonin e ri priten ndryshime të tjera (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment