Futboll Shqipëri Sport

I KA DITËT E NUMËRUARA TEK MALAGA/ Mesfushori Bare pret 20%-in për kalimin në Barcelonë

Keidi Bare i ka ditët dhe orët të numëruara në Malaga. Kjo sipas mediave spanjolle pranë skuadrës së Espanjolit. Për transferimin e mesfushorit kuqezi në Barcelonë, ka mbetur diskutimi i detajeve të fundit.

Bare-1

Malaga ka vetëm 80% të pronësisë së kartonit dhe kjo e bën që të negociojë për të rritur çdo euro të mundshme kërkesën, ashtu sikundër edhe vetë Espanjol kërkon që të ulë në maksimum shifrën që do të paguajë. 20% të kartonit të shqiptarit zotërohen nga menaxheri Huan Manuel Lopez, i cili e ka siguruar këtë shifër në bazë të marrëveshjes për ta transferuar me parametra zero shqiptarin te Malaga.

Në Spanjë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një transferim deri në 2 milionë euro, që do të bëjnë të mundur që Malaga të dorëzohet dhe të pranojë ofertën e skuadrës katalanase. Sipas mediave pranë ekipit katalanas, mes shqiptarit dhe skuadrës në Barcelonë, ka një akord paraprak për të ardhmen ndaj ka mbetur vetëm pak nga kalimi i tij te skuadra që ra këtë sezon në Ligën e Dytë.

Related posts

Manchester United dhe Liverpool në garë për të firmosur me mesfushorin e Barcelonës

Sadik.Autor

Do të tërhiqet, apo Buffon do të vazhdojë për mitologjinë

Q.Autor

PLAS TEK MAN UNITED/ POGBA injoron Murinjon, shkon në stërvitje dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment