Futboll Seria A Sport

ISH-YLLI I INTER NIS NJË AVENTURË TË RE/ Nga magjitë në fushë tashmë… shef kuzhine

Nga magjitë me të majtën e tij të hidhur, te paninet e karikuara ashtu si këmba e tij. Alvaro Rekoba ka vendosur që t’i futet një aventure të re, ndonëse në këtë fushë dukej e pamundur se do ta shihnim deri pak kohë më parë.

recoba-kTgH-1081x611@Gazzetta-Web_1081x611-1300x867

“El Chino” konfirmohet se do të jetë pjesë e emisionit “MasterChef Celebrity” në Uruguai dhe lajmërimin e ka dhënë vetë interisti në faqet e tij zyrtare, në rrjetet sociale. Ish-sulmuesi ka vendosur që të pranojë këtë sfidë, përpara sobës dhe furrës së kuzhinës, në edicionin e parë të këtij spektakli, në Uruguai.

Tashmë, regjistrimet e para janë bërë dhe pas debutimeve me gola me bluzën e Interit, Venecias e Torinos, pa harruar gjithashtu edhe 69 golat me kombëtaren e vendit të tij, tashmë Alvaro Rekoba mësohet se do të debutojë me specialitetin e tij, “Olimpicos”. Bëhet fjalë për një sanduiç me bukë të bardhë, majonezë, lakër, vezë të zier, proshutë dhe djathë. Por se cila do të jetë nota që do të marrë për specialitetin e tij, presin serinë e parë…

Related posts

E KËRKONTE INTERI/ Talenti brazilian transferohet tek RIVALËT e ZIKALTËRVE

Isa.Autor

“FITUAM NË NJË FUSHË TË VËSHTIRË”/ Flet sulmuesi Manaj: Ndeshje e rëndësishme me Turqinë, mendoj se…

Delo.autor

PANIK DHE FRIKË/ Shmanget tragjedia: Futbollisti SHQIPTAR i shpëton jetën shokut të ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment