Futboll Sport

“KA PRISHUR GJITHÇKA”/ “Shpërthen” Lotito: Ky copë m*ti, ky është i “çmendur”! (VIDEO)

Salernitana është mundur 2-1 me përmbysje mbrëmjen e djeshme kundër Spezia-s, duke humbur kështu mundësinë për t’u kualifikuar për playoff-et.

Kështu, skuadra e drejtuar nga Ventura ka mbetur jashtë tetë të parave dhe Claudio Lotito nuk ka qenë shumë i kënaqur.

Siç ka bërë të ditur iltempo.it, në fakt, pronari i Lazio-s, bashkëpronar edhe Salernitana-s, ka komentuar në telefon, në një restorant, zgjedhjet e bëra nga Ventura gjatë ndeshjes:

“Ky  copë m…, ky është i çmendur: ka hequr Akpa-n në mesfushë… ka prishur gjithçka… gjithmonë me këtë Maistro”, ka thënë Lotito i zemëruar.

Ventura, ish-trajner edhe i Italisë, ka vendosur të japë dorëheqjen pas publikimit të videos.

Related posts

(Video) Ndodh e “pabesueshmja” portieri spanjoll sapo ka shënuar një gol nga 70 metra

Q.Autor

RUSI 2018/ Irani sfidon Spanjën, por ka një problem europian

Sadik.Autor

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Nga Roberto Carlos tek Del Piero, ja si parashikojnë ndeshjen legjendat

Delo.autor

Leave a Comment