Roma është shumë pranë firmës me sulmuesin e Napolit, Arkadiush Milik. Sipas “Calciomercato.com” verdhekuqtë kanë ofruar kartonin e Çengiz Underit plus 15 milionë euro për polakun.
Juventus ka qenë gjithashtu i interesuar për shërbimet e Milikut, por polaku duket se është drejt kalimit tek Roma. Për sulmuesin e Napolit kishte interes edhe nga Atletiko Madrid.