Futboll La Liga Sport

KËRKON LARGIMIN NGA “CAMP NOU”/ Messi e ka ndarë mendjen, e do patjetër këtë nga Barcelona

24 orë pas ofertës së tij për të negociuar largimin nga Barça, Leo Messi është ende duke pritur një përgjigje nga klubi katalanas, përtej përsëritjes së presidentit Josep Maria Bartomeu për të mos e shitur atë. Avokatët e argjentinasit konsiderojnë se klauzola e lirimit në kontratën e tij është akoma në fuqi dhe se ajo nuk skadoi më 10 qershor, por futbollisti ruan dëshirën për të mos e lënë Barcelonën, pas 20 vitesh, me rrëmujë. Pra, nuk do të largohet dera e pasme, por synon një lamtumirë miqësore.

Kështu shkruan katalanasja “Sport”, sipas së cilës, vendimi i Messit për t’u larguar është i pakthyeshëm. Ka qenë një vendim i pjekur për muaj me radhë, por i zyrtarizuar në klub përmes një “burofax” më 25 gusht. Poshtërimi kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve i nxitoi ngjarjet, si dhe revolucionin e promovuar nga Bartomeu në skuadër, me nënshkrimin e Koeman, që skarcoi menjëherë mikun dhe shokun e madh të Leos, Luis Suárez. Messi e ka të qartë se koha e tij te Barça ka mbaruar. Ai ka nevojë për stimuj të rinj në pjesën e fundit të karrierës sportive.

Synimi i argjentinasit nuk është përplasja kokë më kokë me vullnetin e fortë të Bartomeut, i cili nuk pranon të hyjë në histori si presidenti që shiti Messin. Për këtë arsye, ai madje ofroi dorëheqjen, nëse shërbente që kapiteni të rishqyrtonte pozicionin e tij. Gjithsesi, Messi beson se nuk ka asgjë për të rishikuar. Ai thjesht dëshiron të gjejë një rrugëdalje të nderuar për të dyja palët. Sigurisht, nuk dëshiron asnjë luftë mediatike, as ndonjë betejë gjyqësore. Kjo është arsyeja që e shtynë Messin dhe këshilltarët e tij të kërkojnë negociata këtë të premte.

Nuk bëhet fjalë për të folur për para. As për të paraqitur oferta nga klube të tjera. Ajo që po kërkon Messi është një marrëveshje vëllazërore, që kulmon një histori 20-vjeçare të Barcelonës. Një pakt joagresiv, që lejon Messin të vazhdojë karrierën në një klub tjetër, por, në të njëjtën kohë, e bën dinjitoze largimin e tij nga Barça, ashtu siç e meriton lojtari më i mirë në histori.

Vendimi i Barçës për të mos toleruar, për të respektuar klauzolën në fuqi, e çon Messin dhe vetë klubin në një rrugë pa krye. Duhet të shihet se çfarë lëvizjesh është i gatshëm të bëjë Messi në 48 orët e ardhshme, në të cilat duhet të marrë pjesë në testet e PCR (nesër, e diel, 30 gusht) dhe të fillojë trajnimin parasezonal nën urdhrat e Koeman (e hënë, 31 gusht).

Related posts

E ÇUDITËSHME/ Mungon uji në qytetin rus, u kërkohet tifozëve të lahen dyshe në dush

Isa.Autor

‘Po ta kishte këtë futbollist Juventusi, do ta fitonte Scudetton’

Sadik.Autor

Kengëtarja shqiptare gati të “tundë” Rusinë, bukuroshja në sytë e miliona futbolldashësve (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment