Futboll La Liga Sport

KLAUZOLA E VEÇANTË/ Ja sa humb Barcelona nëse Coutinho fiton Champions League me Bayern

Filipe Kutinjo ishte një nga lojtarët më të mirë të Bajernit në përballjen me Barcelonën, ndonëse ai u aktivizua nga stoli.kutinjo bajern

Menjëherë pas aktivizimit, braziliani shënoi 2 herë dhe asitstoi 1 herë. Pas triumfit 8-2 ndaj Barcelonës, Bajerni shihet si pretendenti kryesor për fitimin e Championsit.

Megjithatë në rast se gjermanët fitojnë trofeun, atëherë klubi i Barcelonës do të humbte para. Kjo lidhet pikërisht me Kutinjon. Ky i fundit është pjesë e bavarezëve, por kartonin e tij e zotëron Barcelona. Katalanasit gjatë kohës kur e morën sulmuesin nga Liverpuli, nënshkruan një klauzolë të çuditshme.

philippe-coutinho-bayern-munchen_slzvdxj7sof510gx9o137c2ry

Aty thuhej se në rast se Kutinjo fiton Champions-in,  atëherë katalanasit duht t’i paguajnë anglezëve 5 milionë euro dhe për këtë arsye Barça shpreson që Bajerni të mos fitojë trofeun, pasi e zotërojnë ende spanjollët kartonin e lojtarit.

Related posts

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Mick Schumacher kërkohet nga Ferrari e Mercedesi

Isa.Autor

PAS TRIPLETËS NDAJ BOUNEMOUTH/ Salah refuzon çmimin e Lojtarit të Ndeshjes, i jep…

Isa.Autor

‘Ky kampionat nuk po respekton Astorin’, vjen deklarata nga… (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment