Futboll Seria A Sport

KRIZA E COVID-19 GODET RËNDË MILAN/ “Kuqezinjtë” me buxhet të limituar në merkato

Raportohet se Milani do ketë një buxhet prej vetëm 30 milionë eurosh për të shpenzuar në merkato. Impakti i pandemisë Covid-19 ka qenë shumë i dukshëm, pasi Milani si shumë ekipe të tjera po vuan në aspektin financiar pasi ka humbur shumë para gjatë tre muajve të izolimit.

“Calciomercato.com” pretendon se drejtuesit e Milanit po përpiqen të reduktojnë shpenzimet në Milanelo dhe kanë aprovuar një buxhet prej vetëm 30 milionë eurosh për Maldinin dhe Masarën për tu shpenzuar në merkato. Në këto rrethana, kuqezinjtë po mendojnë të shesin që të arkëtojnë të ardhura ku emri i parë që pritet të shitet është Davide Kalabria që vlerësohet rreth 12 milionë euro.

Related posts

KA IDHULL IBRËN DHE NDJEK SHEMBULLIN E BROJËS/ Toçi: Krenar që jam pjesë e Fiorentinës, një ditë dua të luaj në…

Delo.autor

E BUJSHME/ Interi zgjedh presidentin 26-vjeçar, më i riu në histori

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Ylli Lukaku, në kërkim të podiumit të golave në Europë dhe titullit. Renditet mes bomberave

Delo.autor

Leave a Comment