Futboll Premier League Sport

KUPA E ANGLISË/ Arsenal fiton me përmbysje, goli historik i Pulisic nuk i mjafton Chelseat

Arsenal ka fituar Kupën e Anglisë pasi ka mundur 2-1 në Wembley Chelsea-n.

Ka qenë një fitore me përmbysje për skuadrën e Arteta-s, që e ka parë veten në disavantazh pas vetëm 5 minutash lojë pas golit të shënuar nga Pulisic.

Një gol historik ky për yllin e Chelsea-t, i cili është bërë amerikani i parë që shënon në një finale të Kupës së Anglisë. Gjithashtu, ky ka qenë edhe goli i dytë më i shpejtë i shënuar në këtë kompeticion që nga 1997-ta, pas golit të shënuar nga në minutën e parë kundër Middlesbrough.

Kundërpërgjigja e Topçinjve ka ardhur në minutën e 28-të me penalltinë e transformuar nga Aubameyang, i cili ka kompletuar përmbysjen e  të tijve në minutën e 67-të.

Related posts

“COPA DEL REY”/ Magjia e Griezmann s’mjafton, Girona trondit Atleticon dhe shkruan historinë

Delo.autor

I SHTANG TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Cassano: Ronaldo rrezikon pezullimin 2-vjeçar

F.autor

MAN UNITED KATASTOFË/ Asgjë nuk ecën, Mourinho drejt SHKARKIMIT, drejtuesit e kanë…

Isa.Autor

Leave a Comment