Futboll La Liga Sport

LARGIME ME PESHË/ Eriksen dhe 8 në shitje, Konte ka zgjedhur një kampion bote

Shënimi “në shitje” është vendosur në pamje të qartë, sepse për të financuar kërkimin e yllit në merkato, Interi është gati të nisë mbledhjen e fondeve. Gjithçka në pak kohë: Merkatoja “post-COVID” do të jetë më e ndërlikuar se zakonisht, kështu që edhe strategë të aftë si administratorit Xhuzepe Marota dhe drejtorit sportiv Piero Auzilio do t’u kërkohet një punë ekstra për të kompletuar rinovimin e skuadrës dhe për t’i garantuar Antonio Kontes një grup konkurrues për titullin.

Konte2

 

 

Pakti në vilën “Belini” ka zbuluar kartat dhe ka paralajmëruar lëvizjet e ardhshme në merkato të zikaltërve. Investimet mbi të rinjtë mbeten për momentin të ngrira, më mirë të synohen kampionët në skadencë apo të larguarit e skuadrave të mëdha. Dhe në pak ditë Interi ka hedhur hapa të rëndësishëm për të siguruar fillimisht Aleksandar Kolarovin, ndërsa kërkon edhe Arturo Vidalin. Profile perfekte për të kënaqur Konten, i cili u ka kërkuar drejtuesve të tij lojtarë në gjendje për të garantuar eksperiencë ndërkombëtare, personalitet dhe kulturë të fitores.

 

Megjithatë, për të kompletuar mozaikun, nevojitet “qershia mbi tortë” në mesfushë: Interi duhet të ndryshojë xhirot e motorit për të parakaluar përfundimisht Juventusin. Por për të ëndërruar Kantenë, të preferuarin e trajnerit pas Vidalit (si alternativa janë Ndombele i Totenhemit dhe Tomas i Atletikos së Madridit), hapi i parë janë shitjet. Nevojitet një largim me peshë, si Brozoviç apo Shkriniar, për shembull, ose do të shiten disa.

Po, sepse janë 8 lojtarët nga të cilët Interi po shpreson të arkëtojë: Brozo dhe Shkriniar meritojnë një kapitull më vete, por në listë janë edhe Dalbert, Zhoao Mario, Naingolan, Perisiç, Vesino, Godin, por edhe Eriksen. Të gjithë lojtarë që për momentin nuk duket se kanë të ardhme në projektin e Kontes, përfshi danezin që nuk po ambientohet me skemën dhe kampionatin.

BROZO LAMTUMIRË? – Për misionin “top player”, pra, do të nevojitet një sakrificë e rëndësishme. Rrugët për mesfushorin e ri janë tri: shitja e Brozoviçit mund të jetë hapi i parë për të arritur te Kante, zgjedhja e parë e Kontes, për të cilin Çelsi kërkon së paku 50 milionë euro.

brozovic

Kroati ka shënuar gabime gjatë kohëve të fundit dhe raporti i tij me ambientin duket më i ftohtë, siç dëshmojnë edhe polemika në rrjetet sociale me një tifoz dhe një “like” sipërfaqësor i lojtarit ndaj sirenave të Bajernit të Mynihut. Brozo ka një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh, por në sajë të krizës ekonomike të gjeneruar nga pandemia, disa shifra mund të ulen e ndoshta një ofertë prej 40 milionësh mund të bindë Interin të lërë të lirë “regjisorin” e dy sezoneve të fundit pa shumë pengje.

SHKËMBIMI PERFEKT – Pengje që është e drejtë të mbahen në konsideratë në rast se do të nevojitet sakrifikimi i Shkriniarit, i cilësuar i rëndësishëm nga stafi teknik dhe drejtuesit, por megjithatë i shitshëm në rast të një oferte të parefuzueshme.

Sllovaku ka shumë admirues përreth Europës dhe nëse Zhoze Murinjo do të vendoste të shndërronte sondazhet në ofertë konkrete, atëherë Interi mund të siguronte maksimumin nga largimi i lojtarit. Maksimumi do të ishte Tangui Ndombele: 23 vjeç, mesfushor, i paguar vetëm një vit më parë 65 milionë euro nga londinezët. Me Interit dhe Totenhemit, megjithatë, duket se ka nisur një lojë shahu: asnjëri nuk bën hapin e parë, pavarësisht se e dinë që një shkëmbim do të lumturonte trajnerët dhe bilancet.

gettyimages-625951000-1024x1024

DILEMA “ERIKSEN” – Në dalje është edhe Eriksen, i cili vetëm në dimër u vesh zikaltër. Por me zikaltrit, me përjashtim të disa episodeve, nuk ka arritur të shkëlqejë. Kostoja e danezit ishte 27,5 milionë euro, për ta larguar duhen së paku 50 milionë. Sipas thashethemeve të fundit, madje, përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur ta ofrojnë në klube të Premier Ligës.

MARSELO BROZOVIÇ

27 VJEÇ, MESFUSHOR, 50 MILIONË EURO

MILAN SHKRINIAR

25 VJEÇ, MBROJTËS, 50 MILIONË

KRISTIAN ERIKSEN

28 VJEÇ, MESFUSHOR, 50 MILIONË

DALBERT

26 VJEÇ, MBROJTËS I MAJTË, 9 MILIONË

DIEGO GODIN

34 VJEÇ, MBROJTËS, 5 MILIONË

ZHOAO MARIO

27 VJEÇ, MESFUSHOR, 13 MILIONË

RAXHA NAINGOLAN

32 VJEÇ, MESFUSHOR, 15 MILIONË

MATIAS VESINO

29 VJEÇ, MESFUSHOR, 16 MILIONË

IVAN PERISIÇ

31 VJEÇ, SULMUES, 17.5 MILIONË

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ “Durrsakët mposhtin Luftëtarin në “shtëpi”

Delo.autor

E TMERRSHME/ Ja si sportistja thyen këmbët gjatë hedhjes (VIDEO)

Delo.autor

Vllazninë nuk e shpëton më as Zoti, perla e Plakut shpëton Kamzën

Sadik.Autor

Leave a Comment