Futboll Sport

LETËR TIFOZËVE/ Yjet e Bayern: Tripleta do të jetë e jona, së bashku do…

Yjet e Bayern Munich në pragun e finales së madhe në Ligën e Kampioneve kundër PSG, kanë shkruar një letër për tifozët e tyre.

Kapiteni Manuel Neuer së bashku me shokët e skuadrës  u dhanë një premtim tifozëve: “ Ne do të japim gjithçka për të realizuar ëndrrën tuaj dhe ëndrrën tonë”.

Finalja e madhe do të luhet në Portugali në stadiumin e Lisbonës, ‘Estadio Da Luz’, pa praninë e tifozerisë edhe pse shteti portugez kishte mundësuar marrjen e të gjitha masave anti Covid 19.

Bayern ka zhvilluar një sezon fantastik, ai ka fituar titullin kampion në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë në rastin se arrin të fitoj dhe Ligën e Kampioneve do të bëhet skuadra e dytë në botë që arrin të fitoj dy herë ‘Tripletën’.

Ndër të tjera ekipi në letrën e drejtuar tifozë shkruan: “ Ne e dimë se ky ishte një sezon i vështirë për arsye që krejt i dimë, vetëm një hap na ndan nga historia, Tripleta do të jetë e jona, së bashku ne mundet ta bëjmë këtë”.

Related posts

ÇËSHTJA “SUAREZ”/ Testuesi mohon bisedat me Fabio Paratici-n, ja kur pritet të merret vendimi…

Delo.autor

AS NEJMAR AS CAVANI/ Real Madrid ka gati yllin që do zëvendësojë RONALDON

Isa.Autor

BASKETBOLL VENDI/ Federata zyrtarizon datat e sezonit të ri sportiv

Delo.autor

Leave a Comment