Futboll Seria A Sport

MESFUSHORI I JEP LAMTUMIRËN JUVENTUS/ “Bardhezinjtë” e falenderojnë në rrjetet sociale (FOTO+VIDEO)

Bleis Matuidi zyrtarisht është larguar nga Juventusi. Mesfushori francez ka ndërprerë lontratën me konsensus dhe pritet të transferohet në MLS, tek ekipi i Dejvid Bekam Inter Majemi.

33 vjeçari mbërriti në Torino nga PSG në vitin 2017 për 25 milionë euro. Matuidi la Juventusin pas tre viteve dhe pesë trofeve të fituar me bardhezinjtë. Francezi luajti 98 ndeshje në Serinë A që prej transferimit të tij tek Juventusi, ku përveç Dibalës(134) asnjë lojtar tjetër nuk ka bërë më shumë paraqitje se Matuidi.

Klubi i Juventusit lajmëroi largimin e Matuidis nga skuadra përmes dy postimeve në rrjetet sociale ku e falenderon për kontributin e dhënë.

View this post on Instagram

Grit, heart, courage: Merci, Blaise! 🙏🦅

A post shared by Juventus (@juventus) on

View this post on Instagram

Thank you for everything, Blaise! 🦅

A post shared by Juventus (@juventus) on

Related posts

Shpërblehet Valon Berisha pas dy golave kundër Dortmundit

Q.Autor

SUPERSFIDA/ Formacionet zyrtare: Athletic Bilbao – Real Madrid

Isa.Autor

NGA SFIDA E PARË E GRUPEVE TEK FINALJA/ Mësoni datat e ndeshjeve në Champions League

Delo.autor

Leave a Comment