Futboll Ligue 1 Sport

MESSI, RONALDO DHE GUARDIOLA TEK PSG/ Ish-lojtari i kampionëve të Francës zbulon idenë e “çmendur”

Fabris Pankrate mendon se Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo do luajnë për PSG-në vitin tjetër, dhe Pep Guardiola do jetë trajneri i tyre. Ylli argjentinas ka kërkuar largimin nga Barcelona, dhe ka kërkuar një takim me drejtuesit e ekipit katalanas për tu larguar me marrëdhënie të mira.

pankarate

Pankrate që ka luajtur me PSG-në gjatë viteve 2004-2009 mendon se PSG ka një super plan në të cilin përfshihen jo vetëm Mesi dhe Guardiola por edhe ylli i Juventusit, Ronaldo. “Ka shumë gjëra që më bjënë të mendoj se Mesi do shkojë tek PSG. Dhe Ronaldo me Guardiolën do i bashkohen në 2021”, tha ish-lojtari i PSG-së për “Le Parisien”.

“Mendoj se Guardiola ka folur me Mesin. Shko në Paris dhe mos u shqetëso, unë do vij vitin tjetër” përfundon Pankrate.

Related posts

Diego Costa fshin Conte-n në foton e Instagramit

Q.Autor

Mirabelli: Milan do të nënshkruajë me Reinën

Sadik.Autor

Goli FANTASTIK i Harry Kane i jep avantazhin Tottenham-it (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment