Futboll Seria A Sport

NDËRHYERJE URGJENTE NË MESFUSHË/ Milan del hapur me objektivat e merkatos! Ja emrat

Ndërhyrje urgjente në mesfushë! Milani i këtij sezoni u karakterizua nga etapa Giamapolo por sidomos ajo Pioli, ku trajneri aktual gjeti sistemin perfekt me 4-2-3-1, duke vendosur Kessie dhe Bennacer në qendër si diga dhe formuar më pas një rrezatim tekniko-tatik pas sulmuesit të vetëm…

Por, që sezonin e ardhshëm të funksionojë në mënyrë perfekte, duhet që mesfushorët të kenë ndërrime cilësore pas tyre dhe alternativa që mund t’i japin qetësinë e një ndeshje pushim…

Calciomercato Milan - Le cifre dell'affare Bakayoko. Alternativa ...

Kështu, drejtuesit kuqezi po studiojnë pikërisht alternativat dhe objektivat në pikën nevralgjike të fushës: mesfusha.

Biglia dhe Bonaventura janë larguar, ndërsa e ardhmja e Krunic është e pasigurt, ashtu si Paqueta.

Prandaj, duhen alternativa për dy lojtarët shumë titullarë të Milanit, gjithashtu sepse, në rast kualifikimi për fazën grupore të Europa League, numri i ndeshjeve që do të luhen do të jetë shumë i lartë dhe për këtë arsye Kessie dhe Bennacer nuk mund të jenë të mjaftueshëm.

Milan, riflessioni su Pessina: il centrocampista piace alle big

Këtë mëngjes La Gazzetta dello Sport raporton se Milani, për të forcuar mesfushën, aktualisht ka tre lojtarë në fokus: ata janë Tiemoué Bakayoko, Matteo Pessina dhe Florentino Luis. Francezi nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer te kuqezinjtë dhe madje në orët e fundit ai ka dërguar mesazhe në klub. Francezi është i gatshëm të ulë pagën e tij, por Milani tani duhet të gjejë një marrëveshje me Chelsea: kërkesë prej 20 milion eurosh, ofertë prej 15. Javën tjetër mund të ketë lajme për këtë marrëveshje.

PESSINA DHE FLORENTINO – Sa për Pessina, kartoni e tij është në pronësi të Atalanta, e cila megjithatë nuk duket e gatshme ta mbajë atë. Verona me kënaqësi do ta merrte përsëri në hua për një sezon tjetër, por Milani mund të futet në këtë operacion pasi zotëron 50% të kartonit në rast rishitje, ndaj edhe do të mjaftohej duke ofruar gjysmën e vlerës reale të lojtarit.

Në fund, interesi i Djallit është gjithnjë i gjallë edhe për Florentino Luis del Benfica: portugezët kërkojnë të paktën 30 milion euro, por formula studimore alternative për blerjen e plotë mund të jetë një hua vjetore ose dy-vjeçare me të drejtë ose detyrim pagesë.

Related posts

Berat Gjimshiti kthehet tek Atalanta, qëndron në Serie A

Sadik.Autor

“UNË BËRTISJA CR7 NUK NDALEJ/ DEL VIDEO: Ish-modelja zbulon bisedën e PËRDHUNIMIT me Ronaldon

Isa.Autor

E BUJSHME/ Pochettinio shfaqet papritur kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment