Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRITJE TË ZHBLLOKIMIT TË MERKATOS/ Partizani nuk ndalet, siguron shërbimet e talentit të Kosovës…

Në pritje të zhbllokimit të merkatos, Partizani ka siguruar shërbimet e talentit kosovar Adonis Aliu, i cili aktivizohet te 2 korriku i Prishtinës.

FB_IMG_1597686646869

Lojtari dhe klubi i tij kanë arritur marrëveshjen me drejtuesit e Partizanit teksa pritet vetëm “OK” nga KAS-i. “Kemi arritur marrëveshje me Partizanin për transferimin e Adonis Aliut. Po presim të hiqet dënimi dhe lojtari ta bëjë prezantimin”, ka deklaruar për “Gazeta Olle”, Shaban Baholli, presidenti i 2 Korrikut.

FB_IMG_1597686643084

Bëhet fjalë për një futbollist 19-vjeçar, i cili luan si sulmues krahu, teksa ka premisa të mëdha për sa i përket të ardhmes. Aliu është pjesë e Kosovës U-19, vitin e kaluar shënoi një gol të bukur në barazimin 1:1 me Rusinë U19 në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit të 19-vjeçarëve.

Related posts

Lazio e “burgos” me kontratë të re, Milinkovic-Savicit i dyfishohet paga

Isa.Autor

SUPERLIGA/ Egnatia thellon krizën e AF Elbasanit, e mposht 3-1! Laçi tri pikë kundër Skënderbeut, të diel derbi Tirana – Partizani

F.autor

OLIMPICO NË FESTË/ Roma dyfishon rezultatin kundër Chievos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment