Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI ME SULMUES “PIKANT”/ Një 30-vjeçar hungarez zbarkoi dje në kryeqytet

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, për “Panorama Sport” pohoi se planet janë që skuadra ta nisë sezonin me përforcime, ndonëse merkatoja në hyrje mbetet e bllokuar. Këtë ide të trajnerit e vërtetojnë më së shumti lëvizjet që kanë bërë drejtuesit, ku disa lojtarë i janë bashkuar ekipit në stërvitje në Ohër, si dhe të tjerë presin heqjen e embargos nga KAS-i për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Daja.

Remi Dujardin, Franc Lala, Eni Imami dhe Adonis Aliu i janë bashkuar ekipit dhe bisedimet vijojnë edhe me disa elementë me përvojë, ku më herët janë lakuar emrat e Gledi Micit dhe Vladica Brdarovski etj.

“Panorama Sport” ka arritur të zbulojë emrin e një tjetër futbollisti me të cilin po bisedojnë drejtuesit e kuq. Partizani duket se është fiksuar me emrat e çuditshëm, ku pas dështimit të bisedimeve me sulmuesin ganez Kuame Karikari, së fundmi në skenë ka dalë hungarezi Lukács Bóle, që mund të shqipërohet si Lukaxh Bële.

CAMPOAMOR, SPAIN - JANUARY 11: Lukacs Bole of Ferencvaros looks on during the friendly match between FC Union Berlin and Ferencvaros at Real Club de Golf Campoamor on January 11, 2020 in Campoamor, Spain. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)

Duke lënë mënjanë emrin e tij të çuditshëm për nga shqiptimi, bëhet fjalë për një mesfushor me tipare sulmuese, i cili është në pronësi të hungarezëve të Ferencvaroshit. Burime të gazetës kanë bërë me dije se drejtuesit e Partizanit i kanë nisur bisedimet me 30-vjeçarin, i cili ka edhe një vit kontratë me Ferencvaroshin. Në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ai u huazua te Zalaegerszeg. Lojtari është parë dje në Tiranë, gjë e cila lë të kuptosh se ai ka ardhur për t’u dhënë dorën e fundit bisedimeve me Partizanin.

Gjithsesi, afrimi i Lukács Bóle dhe kandidatëve të tjerë varet nga përgjigjja e KAS-it për zhbllokimin e merkatos. Nëse kryhet ky afrim, i bie që trajneri Daja të ketë një alternativë më shumë në fazën ofensive, pasi 30-vjeçari luan si sulmues i dytë dhe në krahë. Por ai mund të luajë edhe në qendër të mesfushës, para mbrojtjes, ku trajneri ka provuar disa lojtarë deri tani. Lukács Bóle pjesën dërrmuese të karrierës së tij ka zhvilluar në futbollin hungarez, por për tri sezone ka luajtur në Rumani me Politeknika Iashi, ku ka shënuar 14 gola në 83 ndeshje.

Related posts

KA FITUAR GJITHÇKA/ Portieri legjendar “kap” RONALDON me 100 fitore në Champions

Isa.Autor

“ÇMENDURI” NË SEKONDAT E FUNDIT/ BATE Borisov fiton Kupën pas 10 vitesh! (VIDEO)

Delo.autor

Indiani udhëton me biçikletë drejt Rusisë për të takuar Messin

Sadik.Autor

Leave a Comment