Futboll Premier League Sport

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA “CAMP NOU”/ Rooney: Po erdhi në Angli, Messi fiton të shtatin “Top të Artë”

Wayne Rooney thotë se Lionel Messi do të ishte në gjendje të fitonte të shtatin “Top të Artë”, nëse largohet nga Barcelona për të zbarkuar në Manchester, te United ose City. Një lëvizje drejt Premier League po përflitet gjithnjë e më shumë për superstarin argjentinas, pas “bombës” që plasi të martën, kur kapiteni kërkoi hapur largimin nga “Camp Nou”. “Qytetarët” dhe “Djajtë e Kuq” janë pjesë e një grupi elitar klubesh, që mund ta përballojnë financiarisht blerjen dhe rrogën e Messit. Po ashtu, ato përputhen me ambicien e 33-vjeçarit për të fituar trofetë dhe çmimet më të mëdha të mundshëm.

Ish-ylli i Manchester United, Rooney, i cili mbetet golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në “Old Trafford”, thotë se do t’i pëlqente ta shihte Messin në Angli. Ai nënvizoi për talkSPORT: Messi është një lojtar, që askush nuk e kishte parë më herët. Ai ka gjithçka; mund të krijojë gola, të shënojë gola, të diktojë ndeshjen. Pa diskutim është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ai është një nga lojtarët e vetëm, që e kam shikuar me admirim dhe i jam frikësuar. Leo dhe Cristiano Ronaldo kanë vendosur një standard, të cilin nuk mendoj se do ta shohim kurrë më në futboll. Sidoqoftë, për mua, Messi është një nivel tjetër”.

Rooney, i cili tani është duke mbajtur dy poste, lojtar dhe trajner te Derby, parashikoi lëvizjen e radhës të Messit: “SHBA nuk duhet të jenë në mendjen e tij, sepse Leo është ende shumë i mirë. Ai mund të vijë në Premier League dhe të jetë lojtari i vitit. E them me siguri një milion për qind këtë. Nëse ai rrethohet me Bruno Fernandes ose Kevin De Bruyne, mund ta fitojë “Topin e Artë” për herë të shtatë”.

Related posts

Prezantohet Leonardo/ Drejtor sportiv i Milanit jep LAJMIN E KEQ për BONUCCIN

Isa.Autor

E BUJSHME NGA KOSOVA/ Kampionët e Dritës “hedhin rrjetat” për ish-ylli i Skënderbeut…

Delo.autor

“MAT” TAKTIK E FRESKI/ Si Interi triumfoi në derbin ndaj Milanit Ecuria e rezultateve në tetë javët e fundit të kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment