Majkëll Ngon e shpëtoi Tirana. Sulmuesi nuk po kalonte momente të mira para tre viteve dhe vendosi të vinte në Shqipëri. Këtë gjë e ka pohuar vetë anglezi!
Së fundmi Ngo ka dhënë një intervistë për “The Guardian” duke u shprehur: “Shumë futbollistë kalojnë në depresion dhe unë isha i dëshpëruar në Angli. Nuk isha mirë në aspektin psikologjik. Isha poshtë moralisht në atë periudhë. Nuk dija shumë për Shqipërinë por oferta më erdhi dhe unë pranova sepse doja të ndryshoja ambient”.
Ngo i’u nënshtura një operacioni pas një ndërhyrje nga Van Dijk, teksa tregon: “Asgjë nuk mund të bëhej brenda natës pas atij dëmtimi që kisha pësuar. Duheshin muaj për tu rregulluar muskujt e mi. Edhe në sezonin e parë tek Tirana nuk isha në formën më të mirë. Pas këtij sezoni ndihem mirë dhe jam gati të ndërmarr hapin tjetër, mendërisht jam mirë”. Më pas Ngo foli edhe për Tiranën dhe tifozët bardheblu. “Në Shqipëri Tirana është një klub me traditë të madhe. Ato kanë fituar më shumë se kushdo. Tifozët më mirëpritën dhe treguan respekt ndaj meje. Ato i vlerësuan përpjekjet e mia. Unë nuk do të qëndroja gjatë, por më pas qëndrova tre sezone. Kjo nuk ishte në planin tim në fillim”.
Në fund sulmuesi anglez tregon edhe momentin e largimit nga Tirana. “Mendoj se është moment i duhur që unë të ndërmarr hapin tjetër, edhe pse Tirana donte që unë të kthehesha. Jam pak i keqardhur që nuk do jem pjesë e Tiranës në Champions”, përfundoi Ngo.
