Futboll Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Messi-Lewandowski kanë shënuar gjysmat e golave në skuadër

Të dy luajtën një rol të rëndësishëm në skuadrat e tyre, ndërsa i çuan ekipet përkatëse në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve të shtunën në mbrëmje. Dyshja do të ndeshet përsëri kokë më kokë të premten e 14 gushtit në Lisbonë, ndërsa Barcelona do të luajë përballë Bajernit të Mynihut për një vend në gjysmëfinale.

Levandovski ka shijuar një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, duke arritur të shënojë 53 gola dhe gjithsej 34 në Bundesligë, megjithëse ai nuk mundi ta mposhtte Çiro Imobilen në garën për “Këpucën e Artë” në Europë. Përveç kësaj, 13 golat e tij të Ligës së Kampioneve dhe gjashtë në Kupën e Gjermanisë, rezultati i nr. 9 është i frikshëm për katalanasit. Mesi vetë ka pasur një sezon jo të keq në lidhje me golat e shënuar.

Ai ka shënuar 31 gola, shto këtu edhe 27 asiste në të gjitha kompeticionet. Njëzet e pesë prej këtyre golave erdhën në “La Liga Santander”, megjithëse humbi fillimin e sezonit për shkak të një dëmtimi, ai grumbulloi 22 asistime gjatë gjithë sezonit. Në këto kushte, edhe për vetë rëndësinë që kanë të dy lojtarët, Levandovski përbën 54 për qind të golave të Bajernit, ndërsa Mesi është përgjegjës për 53 për qind të golave të Barcelonës.

Levandovski me 13 golat e Champions-it ka treguar se po kalon një formë të mirë në karrierën e tij në Mynih, ndryshe nga Mesi që nuk po regjistron sezonin e tij më të mirë me katalanasit.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Laura Merrin, futbollistja më SEKSI në planet (FOTO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Nga shiu në breshër: Real dhe Barcelona humbasin qendërsulmuesit

Isa.Autor

“NE KISHIM NEVOJË PËR TË”/ “Engjëll dhe djall” te Barcelona, Xavi “ngre supet” për Dembele

Delo.autor

Leave a Comment