Futboll Seria A Sport

TARE GODET SËRISH/ Lazio arrin akordin me David Silvën dhe sulmuesin shqiptar

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është mësuar tashmë që të alternojë pushimet e verës, me takime të rëndësishme pune, pasi kjo është stina ku klubet e futbollit “hedhin themelet” e sezonit, duke kompletuar organikën.

Ashtu siç ka bërë gjithmonë në vitet e fundit ,edhe këtë verë Tare ka punuar mjaft mirë dhe sipas mediave italiane, brenda kësaj jave pritet të zyrtarizohen dy futbollistë të rinj te klubi i Lazios.

I pari është fantazisti i njohur spanjoll David Silva, të cilit i përfundon kontrata me Manchester City-n dhe në moshën 34-vjeçare është joshur për një transferim në Itali, ku Tare i ka bërë gati një kontratë të vlefshme për 3 sezonet e ardhshme.

Emri tjetër që pritet t’u bashkohet bardhekaltërve këto ditë, është ai i sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ky i fundit ka spikatur me turqit e Fenerbahces, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, por garën duket se e ka fituar Tare.

Drejtori sportiv i Lazios ka arritur marrëveshjen me turqit e Fenerbahces për një shifër prej 16 milionë eurosh, plus 4 të tjera në formë bonusi, ndërsa Muriqi pritet të nënshkruajë për 4 sezone me bardhekaltrit.

Te Lazio sulmuesi i Kosovës pritet të marrë vendin e Philippe Caicedos, i cili pritet të lërë kryeqytetin italian, ndërsa trajneri Inzaghi ka projektuar pikërisht Muriqin në krah të bomberit të skuadrës Ciro Immobile.

Related posts

KAMPIONËT TRIUMFOJNË NË “SAN SIRO”/ Juventus zbret “Zikaltërit” nga kreu i Serie A (VIDEO)

Delo.autor

Salah dhe Guardiola shpallen më të mirët të muajit nëntor në Premier Ligë

Q.Autor

“TIKI-TAKA” KUNDËR KUVENTUS/ Ish-futbollisti i Interit publikon VIDEON. Shikoni si Sasuolo turpëroi “bardhzinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment