Futboll Sport

U ELIMINUA NGA LAÇI/ Habit trajneri i Keshlas: Ata që duhej të gjuanin penalltitë refuzuan

Trajner i Keshlas, Junis Husejnov, pas eliminimit nga Laçi, pohoi se ekipi luajti mirë, por nuk shfrytëzoi rastet. Sipas tij, portieri Alen Sherri ishte lojtari i ndeshjes dhe tregon se te penalltitë u “tradhtua” nga lojtarët e tij.
resize

“Ne dëshironim të fitonim. Pavarësisht humbjes, ne luajtëm mirë. Fatkeqësisht ne nuk arritëm që të shfrytëzonim shanset tona. Portieri i Laçit luajti një rol vendimtar në këtë ndeshje. Lojtarët e patën besim te vetja, por më zhgënjyen në fund. Imamverdijev nuk ishte komplet gati, por pasi kundërshtari ishte me një lojtar më pak, neve na duhej një lojtar si ai në mesfushë. Për këtë arsye e aktivizova. Gjuajtja e penalltive është lotari. Gyrtymov është kapiteni i skuadrës dhe i mori vetë përgjegjësitë. Pas ndeshjes nuk i thashë asnjë gjë. Ne ishim përgatitur për gjuajtjen e penalltive, por ata që ishin supozuar që të gjuanin refuzuan që të afroheshin te pika e 11-metërshit. Ndodh në futboll, edhe unë gjithashtu nuk kam qenë gjithnjë i mirë në gjuajtjen e penalltive”, u shpreh trajneri i Keshlas pas ndeshjes.

Related posts

Peshëngritësit nuk tërhiqen, e duan sot vendimin e pezullimit

Sadik.Autor

SAMPAOLI E NIS ME GAFË/ Plas gallata në Brazil e Argjentinë (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET/ Shmanget tragjedia në Holandë, tribuna shembet nga festa e tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment