Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENËN ME CR7/ Trajneri Scolari: Ia thashë unë. Kemi qarë shumë…

Luiz Felipe Scolari ka dhënë një intervistë të gjatë për L’Equipe.

Trajneri brazilian ka kujtuar disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, veçanërisht kur ishte në drejtim të kombëtares portugeze.

Ai ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s dhe për disa momente të jetës private të kampionit.

“Mund të bëhet një trajner i madh, por e shikoj akoma më lart, ndoshta si drejtues i një klubi prestigjioz”, ka thënë Scolari për CR7.

“E kam bërë kapiten në moshën 22 vjeç kryesisht sepse po luanim për herë të parë ga vdekja e Carlos Silva-s, një pjesëtar i Federatës që ishte shumë i lidhur me Ronaldo-n. Ishte momenti i duhur për ta bërë kapiten ka shpjeguar tekniku.

Më pas, Scolari ka kujtuar edhe një moment shumë delikat të jetës së Cristiano Ronaldo-s, vdekjen e babait të tij:

“Ishim në Rusi kur kemi marrë lajmin. Të gjithë ishin të tronditur, unë i pari. Ai kishte moshën e djalit tim, kështu që kam shkuar unë dhe ia kam thënë”.

“I kam folur si një baba djalit të tij. Kemi folur për rreth 40 minuta, ka pasur shumë lot, edhe nga ana ime. Më ka prekur shumë fakti se është përballur me një gjë të tillë në një moshë shumë të re”.

“I është dhënë mundësia që të kthehej menjëherë në Portugali, por ai më ka thënë: ‘Jo, nesër luaj dhe më pas kthehem te familja ime’”.

“Nuk ka bërë një ndeshje si të tjerat, përkundrazi. Besoj se ka bërë një nga ndeshjet e tij më të mira me Portugalinë. Kjo tregon se është një protfesionist i nivelit më të lartë”.

Related posts

PAS AVENTURËS NË KATAR/ Mandzukic drejt rikthimit në Europë, kërkohet me ngulm nga skuadra spanjolle…

Delo.autor

KONTE KËRKON NJË SULMUES/ Inter interesohet për yllin e Bundesligas…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Ja momenti kur autoritetet shëndetësore ndërpresin ndeshjen Brazil-Argjentinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment