Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Mourinho godet në merkato, bën afrimin e parë “low cost”

Tottenhami ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e janarit. “Spursat” kanë blerë Pierre-Emile Højbjerg nga Southampton. 25-vjeçari ishte një dëshirë e trajnerit Jose Mourinho, pasi ka nevojë për përforcime në mesfushë.

Danezi ishte një lojtar kyç për Southampton në sezonin që lamë pas dhe tashmë bën hapin e madh në karrierë. Ekipi londinez pagoi 15 milionë euro në arkat e Southampton.

Një lëvizje e zgjuar nga trajneri Jose Mourinho. Ky i fundit i njeh mirë cilësitë e lojtarit dhe tashmë duhet ta integrojë me grupin e tij të lojtarëve.

Related posts

Kupa e Botës/ Suarez nuk ndalet, “kafshon” mbrojtësin e Egjiptit (VIDEO)

Sadik.Autor

NUK I REZISTOI GAZETARES/ Futbollisti i Manchester Cityt e puth gjatë intervistës (VIDEO)

Delo.autor

Papagalli Njuton bën parashikimin, Kupën e Botës do ta fitojë…

Isa.Autor

Leave a Comment