Futboll Seria A Sport

5 GJËRAT QË NUK DINI PËR “BOMBERIN” MURIQI/ Lufta, krahasim me Lewa-n dhe ëndrra e realizuar

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është shumë afër transferimit te Lazio nga Fenerbahce.

Këto janë pesë gjëra që nuk dini për shtatlartin 26-vjeçar.

5) I rritur në mes të luftës: në moshën 6 vjeç është larguar nga Kosova në Shqipëri për t’iu arratisur ushtarëve serb. Vite më mbrapa do të rrëfejë:

“Rrinim në një shtëpi me 50-55 persona, na është dashur të flejmë mbi shishe në bodrum për dy ditë. Kishim dy litra qumësht çdo ditë për të ushqyer 50 persona”.

“Ishim fëmijë dhe, kur kërkonim bukë, mamatë tona qanin sepse nuk kishin asgjë për të na dhënë. Hanim bukë dhe qepë në mëngjes, drekë dhe darkë”.

4) Edhe babai ka qenë futbollist: vdiq nga infarkti në fushë gjatë një ndeshjeje. Vedati i ka vënë të birit emrin e tij.

3) Ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Kosovën. Në 2016-ën FIFA ka njohur vendin e tij dhe ai është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së Kosovës me gola.

2) Duke folur për të, ish-shoku i skuadrës Max Kruse ka thënë: “Është si Lewandowski. Mendoj se një ditë do të transferohet te Bayern”.

1) Ka qenë origjinale mënyra se si Fenerbahce ia ka prezantuar  tifozëve. Sulmuesi ka lajmëruar transferimin e tij te klubi turk me një video që ngjasonte me një edicion lajmesh.

Related posts

ZGJEDHJET E MANIPULUARA/ Neni famëkeq në statut, si FSHF eliminoi ikonat e futbollit (DOKUMENTI)

Delo.autor

Juve me mungesa ndaj Realit, Allegri me ndryshime taktike

Sadik.Autor

BOTERORI/ Shqiponjat fluturojnë edhe në Katar. Zvicra fiton kundër Serbisë dhe kualifikohet

F.autor

Leave a Comment