Futboll Premier League Sport

“AI ËSHTË LOJTAR I RËNDËSISHËM PËR NE”/ Alisson paralajmëron kundërshtarët: Salah është i uritur…

Mohamed Salah e ka nisur sezonin e ri në Premierligë me het-trik. 28-vjeçari shënoi tre gola në fitoren e vështirë të Liverpoolit prej 4-3 kundër Leeds United.

Pas ndeshjes, portieri Alisson Becker, paralajmëroi kundërshtarët duke thënë se Salah, që theu shumë rekorde në sezonin e parë në Premierligë, edhe këtë edicion është i uritur për të arritur gjëra të mëdha me Redsat.

“Ai është i uritur, e ka nisur sezonin i uritur dhe jam i lumtur për këtë. Ai është shumë lojtar i rëndësishëm për ne. Het-triku? Kjo i jep atij besim dhe gjithashtu i shtyn lojtarët tjerë të punojnë edhe më shumë”, deklaroi Alisson.

Në sezonin e parë, Salah shënoi 44 gola në 52 paraqitje, duke thyer rekorde. Por, më pas dy sezonet e radhës disi uli ritmin dhe arriti vetëm në shifrën e 27 golave, respektivisht 23 edicionin e fundit në të gjitha garat. Sido që të jetë, ashtu si në sezonin 2017/18, Salah synon të shpërthejë edhe këtë edicion dhe për ta bërë këtë, në krah të tij ka më të mirët.

Related posts

David De Gea ‘prenoton’ çmimin individual në Premier League

Sadik.Autor

MUNGOI NË FUSHË NDAJ KUKËSIT/ Por lojtari i Tiranës e shijon ndeshjen nga tribuna me bukuroshen seksi (FOTO)

Delo.autor

Bernardeschi: Juventusit i thashë menjëherë ‘PO’, ja pse nuk shënon Higuain!

Q.Autor

Leave a Comment