Futboll Shqipëri Sport

BJELLORUSI-SHQIPËRI/ Një suedez vendos drejtësinë në Minsk, ja profili i tij

Sfida e parë e Shqipërisë në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë në 4 shtator i është besuar arbitrit suedez Kristofer Karlson. 36-vjeçari ka marrë stemën e FIFA-s që prejvitit 2018, ndërsa ka arbitruar në total në Suedi 203 ndeshje. Ai nisi karrierën në vitin 2006.

Editorial use only Mandatory Credit: Photo by Ryan Browne/BPI/Shutterstock (10347190ca) Referee Johan Kristoffer Karlsson of Sweden. Wolverhampton Wanderers v Crusaders, Europa League 2nd round qualifier 1st leg, Football, Molineux Stadium, Wolverhampton, UK - 25 Jul 2019

Për sa i përket ndeshjeve në kompeticionet e futbollit europian, ai ka dhënë drejtësinë në 10 takime.

Suedezi nuk karakterizohet si gjyqtar i rreptë dhe i ashpër pasi ka akorduar në 260 takime në karrierë 896 kartona të verdhë (mesatarisht 3.4 kartona të verdhë për ndeshje) dhe 24 herë 21 herë kartonin e kuq.

Karlson do të ketë ndihmën e kolegëve bashkëkombas Daniel Gustavson, Maks Robin Uajld (arbitra anësorë), ndërsa Fredrik Klit është caktuar si gjyqtar i katërt.

Takimi luhet në orën 20:45 në Stadiumin Olimpik Kombëtar të Dinamos në Minsk.

Related posts

MOTO GP/ Prezantohet Yamaha, Valentino Rossi përgatit sezonin e lamtumirës (VIDEO)

Delo.autor

Ndërpreu ndeshjen e “Champions League”, në fushë hyri një… mace

Q.Autor

“FALEMINDERIT LEO”/ Shikoni si Barcelona e “përcjell” legjendën Messi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment