Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Në Berlin do të kthehet normaliteti pas 202 ditësh

Hertha Berlin është gati të kthehet të luajë me publik dhe të mbushë shkallët e Olympiastadion.

Autoritetet e Berlinit mësohet të kenë dhënë lejen për t’u hapur dyert e stadiumit të paktën 5000 mijë personave.

Ndeshja e parë në shtëpi për Piatek me shokë në Bundesligë do të jetë më 25 shtator kundër Eintracht Frankfurt.

Kështu, pas 202 ditësh duket se në kryeqytetin gjerman do të kthehet normaliteti.

Gjithsesi, kujtojmë se edhe 25 gushtin e kaluar, gjatë miqësores kundër AJax-it, tifozët kanë mundur të ndjekin ndeshjen duke ndjekur rregullat e distancimit social.

Related posts

Tjetër goditje e Shkëndijës, merr mbrojtësin nigerian Wakili nga Trakai

Q.Autor

SHKELQEN NË KAMPIONATIN E POLAK/ Muçi shënon përsëri, por nuk mjafton përballë Lukas Podolskit (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Mjaftojnë 5 minuta lojë, mesfushori Delaney ndëshkon me kokë Çekinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment