Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Ankth në Serie A, një president klubi me koronavirus

Rasti i ri pozitiviteti me koronavirus në Serie A. Këtë herë nuk është një lojtar apo anëtar i stafit teknik, por përkundrazi, një president, ose një nga menaxherët që morën pjesë në asamblenë e fundit të “Lega Calcio”.

Siç raportohet nga “La Repubblica”, konfirmimi erdhi pas takimit, në të cilin u vendos të krijohej një kompani për menaxhimin e të drejtave televizive të kampionatit italian. Emri i të infektuarit mbetet i panjohur, por, nga sa dihet, ai nuk kishte mbajtur maskë në kohë të ndryshme të ditës.

Pjesëmarrësit në asamble u mblodhën për disa orë në një dhomë të hotelit Hilton në Milano dhe pothuajse të gjithë i respektuan rregullat, duke vendosur maskë dhe duke zbatuar distancën fizike. Takimi u zhvillua në një lokacion fizik të destinuar si sinjal i kthimit në normalitet, i cili, sidoqoftë, rezultoi fatal për njërin nga pjesëmarrësit.

Tani të gjithë anëtarët e tjerë të asamblesë do të duhet të respektojnë protokollin mjekësor, të vetëdijshëm se kanë kaluar kohë me një person që ka rezultuar pozitiv. Do të kryhen testet dhe nuk përjashtohet izolimi i mundshëm nëse ndonjëri konstatohet pozitiv.

Related posts

TIFOZËVE TË MALMOS NUK I DEL INATI ME IBRAN/ Shikoni çfarë i kanë bërë së fundmi statujës së suedezit (FOTO)

Delo.autor

DERBI VAZHDON ME POLEMIKA/ Braçe proteston: Ku është Ajnshtajni? Për një goditje këndi ndaj Flamurtarit… (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI NË “EL CLASICO”/ Komunikimi i gjyqtarëve hedh poshtë vendimin e VAR: S’ishte penallti

Delo.autor

Leave a Comment