Futboll Premier League Sport

ÇUDIA/ PSG me merkato “low cost”, kampionët duan mbrojtësin e stolit të Chelseas

Paris St-Germain po mendon për merkaton dhe së fundmi duan një mbrojtës qendre pas largimit të Thiago Silves. Trajneri Thomas Tuchel ia ka bërë me dije klubit diçka të tille dhe drejtori Leonardo po punon për të siguruar një lojtar në qendër të mbrojtjes.

Emri që pëlqehet shumë nga francezët është ai i Antonio Rudiger. Mbrojtësi nuk ka shumë hapësira te Chelsea, prandaj trajneri Frank Lampard mund ta largojë. 27-vjeçari dëshiron të ketë një ekip ku të luajë rregullisht.

PSG po punon për një pistë të tillë sipas Telegraph dhe francezët duan të dinë nëse londinezët duan ta huazojnë apo ta shesin. Kampionët e Francës kanë hequr dorë nga afrimet e bujshme dhe duan një merkato “low cost”. 

Related posts

La Suedinë për Shqipërinë, njihuni me mbrojtësin surprizë të Panuccit

Sadik.Autor

Nuk do ta besoni sa kohë ka Bayern Munchen që nuk fiton në fushën e Leverkusenit

Q.Autor

KAOS/ Tension te Barcelona pas humbjes, Suarez dhe Pike shkëmbejnë sharje banale (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment