Futboll Kategoria Superiore Sport

“DO TA PËRSHKRUAJA SI EGOCENTRIK”/ Matthaus sulmon trajnerin Guardiola: Të lutem mos e bëj më!

Kampioni i botës me Gjermaninë, Lothar Matthaus, është kthyer të sulmojë trajnerin e Manchester City-t, Pep Guardiola.

Spanjolli e ndryshoi skemën e ekipit në 3-5-2 në çerekfinalen e Champions League kundër Lyon-it, pas paraqitjes së mirë të bërë në 1/8-at kundër Real Madrid me skemën 4-3-3.

Matthaus ka thënë për BILD: “Pep më duket se kërkon të bëjë gjithmonë diçka të veçantë në ndeshjet e mëdha”.

“Barcelona kishte një ADN, një sistem të krijuar nga ai. Pep ishte i suksesshëm atje. Me Bayern-in dhe City-n ka provuar të ndryshojë vazhdimisht dhe ka dështuar vazhdimisht”.

“Donte të tregonte gjithmonë se mund të bënte edhe më mirë. Do të doja t;i thoja: Pep, je një trajner i madh, por të lutem mos e ndrysho sistemin e lojës!”.

“Do ta përshkruaja si egocentrik: Po, është një fjalë e ashpër, por vjen nga ajo që ka bërë: Te Bayern, Robert Lewandowski ka luajtur edhe si sulmues i majtë një herë. Një lëvizje që dështoi”.

Related posts

“Rusi 2018” në prag, por cila është ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë?

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Mbrojtja katastrofë, Celtic trondit “Kuqezinjtë” me dy gola në 6 minuta (VIDEO)

Delo.autor

PLOT SURPRIZA/ Ky është formacioni më i mirë i javës në Premierligë

Isa.Autor

Leave a Comment