Futboll La Liga Sport

DUELI PËR YLLIN DEST/ Barcelona dhe Bayern nuk heqin dorë. Prapaskenat dhe formulat

Ka nga ata që nga Barcelona po largohen, ata që janë ende të përfshirë në negociatat e tregut të transferimit dhe ata që dëshirojnë të arrijnë por deri më tani nuk kanë mundur…

I fundit që u largua nga Camp Nou ishte portugezi Semedo (pritet edhe Suarez-Atletico), i cili shkoi të frynte koloninë lusitane te Wolverhampton, qw sapo humbi Jota (shitur te Liverpool) dhe që për këtë arsye … kishte një vend shtesë për lojtarët portugezë.

Tani që Semedo ka fluturuar në Premier League, ka nga ata që më në fund mund të kryejnë një transferim të shumë pritur.

Ky është rasti i Sergino Dest, një amerikan 19 vjecc i lindur në Holandë dhe rritur te Ajax, i cili do të marrë rolin e Semedo në skuadrën Blaugrana, përkatësisht atë të mbrojtësit të djathtë.

Dest është një nga yjet e një ekipi kombëtar amerikan (i shtohet listws sw McKennie, Pulisic, Reyna) dhe Ajax, siç ndodh shpesh, e ndoqi gjatë dhe e mori në ekipet e tij të të rinjve kur ishte vetëm 12 vjeç.

Tani, në moshën 20 vjeç, ai është një nga lojtarët më tërheqës në një pozicion ku ka pak zgjedhje përreth.

Kjo është arsyeja pse, siç shpjegon Goal, Barcelona dëshiron të përfitojë nga kanali i saj i privilegjuar me Ajax dhe, pasi ka mbledhur nga shitja e Semedo, më në fund mund të bëjë ofertën: 20 milion euro dhe 5 mln bonuse, për një total prej 25 milionësh.

Por, edhe Bayern Munchen dëshiron të transferojw Dest. Flick kërkoi një alternativë tw Pavard, gjithashtu sepse Kimmich do të luajë kryesisht në mesfushë këtë vit.

Më 5 shkurt, Dest shkoi për të parë ndeshjen e kupës së Bayern kundër Hoffenheim. Oferta e parw mund tw jetw 20 milionë euro: një kontratë 5-vjeçare është gati për të.

Related posts

NJË TJETËR TITULLAR DREJTË LARGIMIT/ Futbollisti i Teutës shumë pranë transferimit në… Kosovë

Delo.autor

Xavi: Zidane, një shembull që duhet ndjekur në çdo gjë

Q.Autor

GJEOGRAFIA E 807 GOLAVE/ Sot Cristiano Ronaldo kërcënon Atletikon në Ligën e Kampioneve

F.autor

Leave a Comment