Futboll Kategoria e pare Sport

E BUJSHME/ Kategoria e Parë me 14 skuadra, katër klube rrezikojnë përjashtimin prej mjerimit

Kampionati i Kategorisë së Parë rrez ikon shumë të përfundojë me një grup. Shumë klube të kësaj kategorie kanë probleme serioze që kanë të bëjnë kryesisht me stadiumet dhe akademitë, me ekipet e moshave, kështu që rrezikojnë licencimin për sezonin e ri.

“Panorama Sport” mëson nga burime konfidenciale se kjo situatë e përsëritur në fakt ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të marrë në konsideratë variantin e një kampionati me një grup të vetëm në të Parën, të përbërë nga 14 skuadra. Është një hipotezë për momentin, megjithatë problematika mund të shtyjë drejt një vendimi të tillë. Është pikërisht kjo arsyeja që ende nuk është bërë e ditur publikisht ndarja e grupeve.

Sipas rregullores së miratuar më parë, kampionati i ri i së Parës duhet të zhvillohet me 2 grupe, secili me nga 9 skuadra, pra 18 në total, por që mund të përfundojnë në 14 dhe të bashkohen pastaj në një grup të vetëm. Emrat e klubeve që rrezikojnë më shumë licencimin nuk bëhen të ditura nga FSHF-ja, ajo që dihet me siguri është se skuadrat me probleme janë shumë.

PRECEDENTI – Deri këtu në rregull, por a do të krijonte ndryshimi i mundshëm i strukturës së Kategorisë së Parë një precedent? Sigurisht që po, sepse ndryshimet duhen parashikuar shumë kohë më parë në rregullore, nuk mund të bëhen tani për tani. Nëse ndodh vërtet, pavarësisht arsyeve, do të thotë se nuk qenka i pamundur ndryshimi i strukturës së një kampionati, aq shumë i diskutuar në shumë raste vitet e fundit, sidomos sa i takon Superiores.

Më parë ka pasur shumë diskutime dhe polemika në lidhje me këtë çështje dhe shpesh është kërkuar që të ndryshojë struktura e kampionatit, por është hedhur poshtë nga FSHF-ja pikërisht me argumentin e respektimit të rregullores.

Related posts

KLUBI I PARË I MESSIT/ Në librin e Rekordeve “Guinness”

Isa.Autor

Zyrtare: Manchester City ia rinovon kontratën yllit të skuadrës

Q.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Tifozët bardheblu në festë, Ngo shënon golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment