Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME NGA BUNDESLIGA/ Asnjë lojtar nuk do të shkojë në kombëtare, ja shkaku

Shpërthejnë protestat në Bundesliga.

Disa klube kanë vendosur të mos i  lënë futbollistët e tyre të grumbullohen me kombëtaret respektive për ndeshjet e ardhshme.

Sipas revistës gjermane Kicker, rritja e rasteve me Coronavirus ka shtyrë disa klube, mes të cilëve Bayern Munich që ka shprehur shumë shqetësime në lidhje me Superkupën e Europës, të marrin këtë vendim të ashpër.

Problemi ka të bëjë fillimisht me Gjermaninë që më 10 tetor pritet në Ukrainë për sfidën e Nations League. Vendi i Europës Lindore konsiderohet një zonë me rrezik të lartë dhe disa prej drejtuesve të klubeve të Bundesliga-s janë shumë të shqetësuar.

Menaxheri i kombëtares së Gjermanisë, Olivier Bierhoff, ka përgatitur një plan që parashikon praninë në Kiev të skuadrës së Low për vetëm 36 orë dhe asnjë kontakt me jashtë, por kjo nuk mjafton për të siguruar ata që do të vënë në dispozicion lojtarët.

Njësoj si Bayern e mendon edhe Leipzig, ndërsa drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl, ka shpjeguar:

“Po punojmë  për të gjetur zgjidhje, por kemi të drejtën që të mos i vëmë në dispozicion lojtarët tanë”.

Related posts

“A DO BËHET TRAJNIER I KOMBËTARES KUQEZI?” Lorik Cana përgjigjet në mediat franceze

F.autor

SHKËLQEJNË “BOMBERAT” KUQEZI/ Seferi bën dopietë, Uzuni “topçi” në Spanjë

F.autor

GIROUD ZHBLLOKOHET PAS 794 MINUTAVE / I jep Chelsea-t fitoren ndaj BATE (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment