Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus bën numra mbi rinovimin e Dybala. I pashitshëm me fjalë, por realiteti…

Ndërsa Juventus po punon pa u lodhur për të sjellë një numër të ri “9” në Torino (Luis Suarez është favoriti i madh), roli i Paulo Dybala te Juventus mbetet ende një pikëpyetje e madhe.

“Dybala nuk shitet por thjesht me fjalë, sepse lojtari është në merkato dhe, në fakt, nëse vjen ndonjë ofertë tronditëse…”, shkruan Corriere della Sera sot.

Nuk është për t’u habitur në fakt, pasi diskutimet me agjentin e argjentinasit për rinovimin e kontratës vazhdojnë “të rrëshqasin” dhe e ardhmja e tij ende te “Zonja e Vjetër”, sipas gazetës, duhet çertifikuar me “vulë dhe firmë”, jo thjesht me fjalë!

Related posts

KRYEVEPËR ARKITEKTURORE! Dalin PAMJET nga stadiumi i përbashkët i Milanit dhe Interit

F.autor

“EL PISTOLERO” NDAN RRUGËT ME BARCELONËN/ Suarez transferohet tek…

Delo.autor

E LARGOI PËR SHKAQE POLITIKE/ Ja deklarata befasuese e Petkovic për BERHAMIN

Isa.Autor

Leave a Comment