Futboll Seria A Sport

E JASHTËZAKONSHME/ Ylli Lukaku e fut Kumbullën tek “VIP”-at e Serie A

Nuk e kërkonin kot skuadrat kryesore italiane. Nuk u “çmend” Roma, që investoi 30 milionë euro për ta marrë në kryeqytet. Ka vetëm 20 vite mbi supe, me origjinë nga Shkodra, por është bërë zyrtarisht futbollisti më i shtrenjtë shqiptar në histori. Tashmë ka marrë edhe vlerësimet e Romelu Lukakut, si një nga mbrojtësit më të fortë të Serie A, me të cilin është përballur belgu sezonin e kaluar. Marash Kumbulla është renditur krah Koulibaly, Bonucci etj., kur është pyetur se cili mbrojtës ia ka bërë më të vështirë punën në Itali:

4,826 Romelu Lukaku Belgium Photos and Premium High Res Pictures - Getty  Images

“Të gjithë janë të fortë në Itali. Koulibaly është i ashpër, më pëlqen të luaj kundër tij. Më pëlqen kontrasti, forca e kundërshtarit. Kështu është me Klavan, që luan te Cagliari, ose Kumbullën, që ishte te Verona. Nuk mund të lë pa përmendur edhe Bonucci me Romagnoli. Të gjithë lojtarët, kur luajnë ndaj meje, bëjnë një përpjekje të veçantë për të më markuar. Por kjo vlen edhe për mua, sepse dua të fitoj. Sa më i fortë të jetë mbrojtësi, aq më shumë më motivon ai. Mos u habisni, por një mbrojtës i mirë e bën sulmuesin më të mire, sepse e detyron atë të japë gjithçka dhe të kërkojë zgjidhje të reja”.

112 Marash Kumbulla Photos and Premium High Res Pictures - Getty Images

Related posts

BOMBA E DITËS/ JUVENTUSI dhe Man United përgatiten për “shkëmbimin e shekullit”

Isa.Autor

HUMBJA SJELL TENSION TEK INTERI/ Ballafaqim në mbledhjen e ekipit me drejtuesit

Isa.Autor

Mediat spanjolle japin lajmin e bujshëm, njëri nga kroatët e Realit do të transferohet tek Juve

Q.Autor

Leave a Comment