Futboll Seria A Sport

E KAFSHOI NË BOTËROR/ Suarez flet me Chiellinin para se të transferohet te Juventus!

Sulmuesi Luis Suarez pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës për t’iu bashkuar Juventusit. Ai nuk është në planet e trajnerit Ronald Koeman dhe bisedimet me “Zonjën e Vjetër” po shkojnë shumë mirë.

Uruguiani pritet të kalojë në Torino dhe sipas Gazzetta dello Sport marrëveshja është arritur për 9 milion euro në sezon. Para se të kalojë te bardhezinjtë, 33-vjeçari duhet të sqarojë disa goxha delikate.

Ai ka telefonuar kapitenit Giorgio Chiellini për të sheshuar tensionin mes tyre. Suarez e kafshoi atë në ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Uruguait të vlefshme për botërorin e 2014. Palët duket se i kanë lënë pas vetes situatat e tensionuara dhe nuk ka probleme për sulmuesin.

Related posts

BAYERN MUNICH-FREIBURG/ Nagelsmann: Skuadra është rritur shumë, kampionatin e kemi vetë në dorë

Delo.autor

 Kane zbulon të ardhmen! Ky është fakti që e dëshmon largimin e anglezit 

Sadik.Autor

Perez përgatit goditjen e madhe në merkato, gati oferta për ‘yllin’ e Cityt

Q.Autor

Leave a Comment