Futboll Sport

“E PAMË SE ÇFARË NDODHI KUNDËR MIDTJYLLAND”/ Trajneri i Young Boys: Kujdes, Tirana mund të na bëjë dëm

Gerri Seoane, trajneri 41-vjeçar i Jang Bojsit, paralajmëron të tijtë se Tirana mund jetë një kurth si në sfidën e turit të tretë të Champions League. Në prononcimin pas shortit, trajneri i kundërshtarëve të Tiranës analizon bardheblutë, duke i konsideruar të rrezikshëm.

“Tirana është skuadra më e suksesshme në Shqipëri. Ka mundur Dinamon e Tbilisit 2-0 në turin e parë të Champions League. Ka humbur vetëm 1-0 me Crvena Zvezdën në turin e dytë dhe ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Këto rezultate e tregojnë qartë kualitetin e skuadrës shqiptare. E pamë se çfarë ndodhi kundër Midtjylland. Në një ndeshje të vetme mund ta pësosh.

Nga ana tjetër, jemi të lumtur që luajmë në shtëpi. Do të bëjmë të pamundurën që të tregojmë veten ndaj Tiranës. Ama duhet të mendojmë si fillim për kampionatin. Duhet të jemi të përqendruar për sfidën e parë të Super League kundër FC Zurihut”, mbylli Seoane.

Ky i fundit është një lojtar i njohur i kampionatit zviceran, pasi më parë ka luajtur me Lucernën, Sionin, Deportivo La Corunan B, Belinzonën Aarau e Grasshopersin. Ka drejtuar Lucernën si trajner dhe prej 2018-ës është trajner i Jang Bojsit. Si futbollist ka qenë mbrojtës, ndërsa si trajner me Jang Bojsin nga 100 takime ka humbur vetëm 17 sfida. Seoane është arkitekt i dy titujve të fundit dhe Kupës së Zvicrës së Jang Bojsit. Skuadra sezonin e shkuar luajti në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TË SARRIT TEK “ZONJA E VJETËR”/ Shfaqet kandidati i parë për stolin e Chelseat, ja emri

Delo.autor

AUTOGOL QESHARAKE/ Shikoni gafën e pabesueshme të mbrojtësit qipriot ndaj Belgjikës (VIDEO)

Delo.autor

Manchester United dominon elitën e Europës, Napoli kalon Milan dhe Inter

Sadik.Autor

Leave a Comment