Futboll La Liga Sport

E PASKAN MALLKUAR NË “BERNABEU”/ Real Madrid jep lajmin e hidhur për Hazard, ja çfarë rrezikon…

“Pas testeve të kryera sot për lojtarin tonë, Eden Hazard, nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në këmbën e djathtë. Në pritje të evolucionit”, – thuhet në deklaratën e bërë publike nga klubi i bardhë. Dhe të mendosh se ylli belg, që u ble verën e kaluar për 100 milionë euro nga Chelsea, nuk e ka bërë ende debutimin për këtë sezon me “Los Blancos”. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani, këtë edicion.

Hazard, që u dëmtua të martën, mund të qëndrojë larg fushave të blerta për tri deri në katër javë, sipas protokollit përkatës mjekësor, referuar “skanimit” që bëri mëngjesin e sotëm. Probleme të ndryshme fizike e kanë penguar atë të performojë në nivelin më të lartë në “Bernabeu”. Hazard, përveç kësaj, kishte hyrë në listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Valladolid, në të cilën tashmë nuk mund të jetë.

Pas përfundimit të përgatitjes parasezonale me stërvitje të veçantë, për të përmirësuar kyçin e djathtë të operuar, Hazard u bashkua me dinamikën e grupit javën e kaluar dhe u thirr nga Zinedine Zidane për t’u kthyer në fushë. Një dëmtim tjetër i parakohshëm do ta vonojë më tej debutimin në sezonin e ri me Real Madrid. Mesfushori ishte përfshirë sot në listë edhe nga trajneri i kombëtares belge, Roberto Martínez, për ndeshjet e 8, 11 dhe 15 tetorit, përkatësisht kundër Bregut të Fildishtë, Anglisë dhe Islandës.

Related posts

“ICARDI NUK DO LUAJË MË PËR INTER”/ Cassano: Argjentinasi do blihet nga skuadra e…

Delo.autor

KUKËSI-PARTIZANI/ Zhbllokohet sfida në “Loro Boriçi”, Kardozo kalon në avantazh skuadrën e Dajës (VIDEO)

Delo.autor

Rasti më i çuditshëm në botë/ GOL, FESTË, DËMTIM, dhe… tre kartona (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment