Futboll Seria A Sport

“FARAONI” NUK ËSHTË PËRSHTATUR NË KINË/ El Shaarawy do Serinë A, gati rikthimi dhe tradhtia e bujshme

El Shaarawy ka dëshirë të kthehet në Europë dhe, nëse është e mundur, në Itali.

Faraoni nuk është përshtatur në Kinë dhe pak muaj pas lamtumirës nga Roma, duke se ka ndryshuar ide dhe po kërkon të kthehet në Serinë A.

Sipas Corriere dello Sport,  El Shaarawy është parë bashkë me menaxherin e tij në qendrën sportive të Formello-s ditën e premte për të negociuar një transferim të mundshëm te… Lazio.

Kjo do të ishte një tradhti për ish-skuadrën e tij, Roma-n, që vetëm pak muaj më parë e ka shitur në Azi.

Emri i Faraonit mund të xholi surprizë për sulmin e Simone Inzaghi-t.

Eksperienca te Shangai Shenua nuk ka shkuar ashtu siç priste dhe El Shaarawy ka dëshirë të kthehet në Itali për të patur edhe një mundësi për t’u grumbulluar me Italinë për Europianin që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Lazio mund të jetë skuadra e duhur për të bindur Mancini-n dhe për të fituar fanellën e Axurrëve.

Related posts

LIVE/ La liga: Mbyllet ndeshja Elche-Real Madrid. Rezultati 1-1

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel karikon skuadrën: Ferrari mund të bëjë më shumë se kaq

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Messi bojkoton stërvitjen e radhës, Barcelona e tërbuar! Babai i Leos niset nga Argjentina

Delo.autor

Leave a Comment