Futboll Sport

FRIKË NGA COVID-19 DHE DISA MUNGESA/ Trajneri i Wolfsburg nuk i druhet Kukësit dhe asnjë pengesë

Klubi i Bundesligës, VfL Wolfsburg, mund të mbështetet përsëri te Koen Casteels për kalimin më sukses të raundit të radhës në “Europa League”. Portieri titullar, që mungonte në kupë kundër Union Fürstenwalde (4:1) dhe u zëvendësua nga Pavao Pervan, do të kthehet mes shtyllave për ndeshjen kundër FK Kukësi, në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, sipas trajnerit Oliver Glasner, i cili shpalos hapur edhe synimet në këtë transfertë: Nëse performanca jonë është e duhura, mund t’ia dalim lehtë edhe në këtë raund. Ne duam të futemi në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Udhëtim në zonën e rrezikut (prej oronavirusit)? Unë e shoh situatën relativisht të relaksuar”.

E megjithatë, ankthi i udhëtimit në një zonë me rrezik korone, sikurse e konsiderojnë mediat gjermane, ekzsiton te futbollistët. Faqja e Ministrisë së Jashtme Federale paralajmëron kundër “udhëtimeve të panevojshme turistike në Shqipëri”. Sipas Ambasadës Gjermane në Tiranë, aktualisht rregullat e emergjencës zbatohen në të gjithë Shqipërinë për shkak të koronavirusit. Atëherë, si do të merret VfL me “armikun” e padukshëm? Flet trajneri Oliver Glasner: “Gjysma e Europës është një zonë rreziku. Pra, nëse doni të luani në Kupat e Europës, pothuajse në mënyrë të pashmangshme duhet të shkoni në një zonë rreziku. E shoh relativisht të relaksuar situatën, sepse tashmë i njoh masat e sigurisë dhe konceptin e higjienës. Kjo përfshin, ndër të tjera, mbajtjen e maskave dhe shmangien e kontaktit me njerëzit e tjerë, prandaj nuk kam shqetësime në këtë pikë”.

Lojtarët u grumbulluan të mërkurën në mëngjes, ndërsa në orën 12:00 të mesditës, ekipi fluturon nga Braunschweig për në Tiranë: “Me një minibus do ë shkojmë në hotel, do të stërvitemi në orën 6 të darkës. Edhe të enjten në mëngjes do të djersijmë pak. Stërvitjen shkrythëse të së enjtes do ta bëjmë në një dhomë më të madhe në hotel, përpara se të jap udhëzimet e fundit taktike mbi ndeshjen. Menjëherë pas lojës do të kthehemi në Wolfsburg”.

Sezonin e kaluar, kundërshtari i VfL zuri vendin e dytë në Superiore, elita e futbollit shqiptar. Ndërsa gara për VfL vetëm sa ka filluar, Kukësi ka luajtur tashmë në raundin e parë kualifikues. Ai fitoi 2-1 kundër Slavia Sofia, në shtëpi. “Ne e pamë ndeshjen e tyre, – sqaron trajneri i VfL. – Donim të shihnim edhe një ndeshje të dytë të Kukësit, por tani fillimi i kampionatit është shtyrë në Shqipëri, kështu që pamë vetëm një të tillë”.

Sfondi me sa duket nuk është situata e koronavirusit në vendin e vogël ballkanik, por një mosmarrëveshje midis ligës dhe qeverisë, e cila ndër të tjera merret me rregulloret tatimore. Kukësi dhe krejt klubet e tjera të Superiores kanë vendosur të bojkotojnë nisjen e kampionatit; i kanë pezulluar ndeshjet për momentin. Në ndeshjen kundër Slavia Sofia, ekipi i Kukësit aplikoi sistemin 4-3-3 dhe 4-1-4-1. Trajneri Glasner vlerëson kundërshtarin: “Kukësi është një ekip me përvojë teknike”. Kjo ndodh më shpesh me ekipet nga Ballkani. E megjithatë, VfL është favoriti i qartë. Këtë e pranon edhe Glasner: “Nëse performanca jonë është e duhura, do të përparojmë në raundin tjetër”.

Mbrojtësi John Anthony Brooks nuk do të jetë gati, sepse u dëbua nga fusha me karton të kuq në “Europa League”, sezonin e kaluar, kundër Shakhtar Donetsk. Gjithashtu, nuk mund të luajë as mbrojtësi i majtë, Jerome Roussillon, për shkak të problemeve me shpinën; as portieri Koen Casteels, i cili pëso lëndim kundër Fürstenwalde. Sulmuesi Omar Marmoush ka probleme në gju, kështu që nuk do të fluturojë fare drejt Shqipërisë.

Këto vështirësi nuk përbëjnë kurrsesi justifikime për trajnerin Glasner: “Ne thjesht duhet të bëjmë punën tone. Duam të kalojmë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Vështirësitë e tilla janë pjesë e kësaj loje. Nëse e shohim ndeshjen si një sfidë, asgjë nuk do të jetë problem”.

Related posts

Juventus merr masa për lojtarët, ja vendimi përfundimtar për mbrojtësin Alex Sandro

Sadik.Autor

Ronaldo lë pas Kim Kardashian vetëm për diçka…

Sadik.Autor

REALI ENDE NUK RINOVON KONTRATËN ME SERGIO RAMOS/ Vëllai i kapitenit revoltohet: Dikush të japë shpjegimë për… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment