Futboll Sport

“GARDIANI” SHMANGU HUMBJEN NDAJ GJERMANISË/ Enrique: Me fat të kemi De Gean, portier i madh!

Spanja shmangu humbjen në ndeshjen kundër Gjermanisë sepse barazoi në minutat e fundit me rezultatin 1-1. Trajneri i iberikëve, Luis Enrique, foli në lidhje me barazimin dhe theksoi se ekipi i tij nuk e meritonte humbjen. Ai i doli në mbrojtje dhe portierit të tij David De Gea.

“Po më shqetësonte rezultati, pasi djemtë e meriton të paktën një pikë. Bëmë shumë gjëra të mira gjatë ndeshjes, goli i shënuar në shtesa më lumturoi. Ishte shpërblimi i duhur për punë e bërë.

“De Gea? David ka luajtur në Premier League disa ndeshje si kjo kundër Gjermanisë. E kemi monitoruar dhe gjithmonë ka dhuruar ndeshje të nivelit të lartë.

Problemi i vetëm është që sapo bën ndonjë gafë, të gjithë mediat flasin për diçka të tillë. Kjo ndodh pasi janë mësuar me pritje fantastike nga ana e tij. Në Spanjë duhet të themi: ‘çfarë portieri të madh që kemi në kombëtare‘, por askush nuk e thotë diçka të tillë”, -tha Enrique.

Related posts

Spanja nuk bindet me disavantazhin, Isco vendos baraspeshën (VIDEO)

Sadik.Autor

PËRFAQËSOI LUFTËTARIN NË STUDION TELEVIZIVE/ Reagon klubi gjirokastrit: Lazaj s’ka asnjë post drejtues, e pafalshme që…

F.autor

SITUATA KAOTIKE NË BJELLORUSI/ Kombëtarja mbërrin në Minsk dhe “izolohet” në hotel

Delo.autor

Leave a Comment