Futboll La Liga Sport

KLUBI ITALIAN GODITJE DYSHE NË MERKATO/ Pranë firmës me mbrojtësin e Interit dhe atë të Romës

Kaljari është pranë transferimit të mbrojtësit të Interit Diego Godin dhe atij të Romës, Federiko Fazio. “Gazzetta Dello Sport”, pretendon se uruguajani është gati të pranojë kalimin tek skuadra tjetër italiane.

godin

Godin i’u bashkua Interit vetëm një vit më parë si lojtar i lirë nga Atletiko Madrid, por nuk është një zgjedhje e parë e trajnerit Konte. Për mbrojtësin zikaltër ka qenë e interesuar edhe skuadra e Rene në Francë, por duket se Kaljari e ka fituar garën.

Ndërkohë edhe Fazio ka arritur marrëveshjen me Kaljarin dhe pritet që këtë javë të kalojë vizitat mjekësore.

Related posts

Ja momenti kur tifozi sulmon Ribery

Sadik.Autor

RRËFEHET GARCIA/ Nga Topi i Artë dhe deri tek Interi

Isa.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Sprint më shumë se 70 metra, fantazisti Celina shkëlqen me dopietë në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment