Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Ja makthi që ka kaluar familja Beckham

David dhe Victoria Beckham kanë qenë me coronavirus dhe ia kanë transmetuar edhe disa pjesëtarëve të stafit. Sipas disa burimeve anonime të marra nga The Sun, çifti është infektuar në muajin mars.

Nga sa mësohet, David Beckham dhe gruaja e tij Victoria janë prekur nga Covid-19 gjatë kohës që kanë qenë në Los Angeles dhe, pasi janë kthyer në Angli për 21-vjetorin e djalit Brooklyn, duket se ia kanë transmetuar familjarëve dhe pjesëtarëve të stafit.

Burimi anonim i cituar nga The Sun ka shpjeguar periudhën e frikës të jetuar nga çifti:

“Ka qenë një skenar i tmerrshëm. Një makth. David kishte disa impenjime me Inter Miami, dhe Victoria me familjen e kanë shoqëruar. Kanë marrë pjesë në disa mbrëmje të organizuara nga klubi, duke shtrënguar duar dhe duke puthur tifozë dhe drejtues, më pas janë kthyer në Londër dhe kanë shkuar menjëherë në rezidencën në Cotswolds”.

Gjithçka duket se ka ndodhur në ditët e para të marsit të kaluar dhe ka vazhduar me rastin e festës së djalit Brooklyn. Simptomat janë shfaqur pasi janë kthyer në Miami.

“Kur janë kthyer në shtëpi, David ka filluar të ndihet keq dhe Victoria ka patur dhimbje fyti dhe temperaturë, ndërsa janë sëmurur edhe shumë pjesëtar të stafit. Disa edhe në mënyrë të rëndë. Në atë pikë Victoria është kapur nga paniku dhe kishte frikë se mund të bëheshin në përhapës të virusit, kështu që ka vendosur në karantinë të gjithë familjen për dy javë”.

Fatmirësisht të dy janë shëruar dhe tani nuk ka asnjë problem për familjen Beckham, që është mirë dhe i është kthyer jetës së përditshme në shëndet të plotë dhe siguri.

Related posts

E PAPRITUR/ Drejtoi një JETË të tërë ekipin e madh, trajneri i njohur bën rikthimin BEFASUES

Isa.Autor

Historiku i Botërorëve/ Krijimi dhe të fshehtat e kompeticionit të parë Uruguay 1930

Sadik.Autor

PRAPASKENAT/ Debate të forta. Partizani dhe Vllaznia dalin kundër rrymës për bojkotin

Delo.autor

Leave a Comment