Futboll Sport

KTHESA HISTORIKE/ Në Japoni, një femër do të luajë në kampionat meshkujsh

Ndonjëherë përrallat bëhen realitet, megjithëse mbase ishte e vështirë të mendohej kështu… Le të themi, më shumë sesa një ëndërr: një kthese e vërtetë politike sesa sportive! Kjo është ajo që ndodhi në Japoni.

Ylli japonez i futbollit Yuki Nagasato, e lindur në 1987, kampion bote Nadeshiko në 2011 dhe argjend olimpik në Londër 2012, është gruaja e parë që do të luajë një kampionat për meshkuj në Azi!. Ish-futbollistja e Wolfsburg dhe Chelsea, vitin e kaluar te Chicago Red Stars, nënshkruan për Hayabusa Eleven, një klub nga prefektura Kanagawa. Ajp do të kthehet në Shtetet e Bashkuara, në Çikago, për fillimin e sezonit të ri.

Pecedentët
Në Evropë, historia e fundit është rasti i 19-vjeçares holandeze Ellen Fokkema e cila do të luajë në divizionin e katërt me Foarut dhe – në 2018 – kanadezja Stephanie Labbé, portiere e ekipit kombëtar, e cila nuk ishte në gjendje të nënshkruajë për Calgary Foothills për shkak të rregullores.

Related posts

PRITET KONFIRMIMI SI TRAJNER I KOMBËTARES/ Ja rroga që Edy Reja do të marrë deri në fund të “Euro 2020”

Delo.autor

Humbi kupën, por Luka Modric shpallet lojtari më i mirë i Botërorit

Isa.Autor

SKËNDERBEU-FLAMURTARI/ “Vlonjatët” synojnë fitoren për të dalë nga kriza (FORMACINET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment