Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Bjellorusi-Shqipëri. Rezultati 0-2

Starton ndeshja Bjellorusi-Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri Edi Reja, nuk ka preferuar të surprizojë, duke i besuar formacionit 5-3-2.

Porta i besohet Straskoshës, ndërkohë që mbrojtja do të përbëhet nga Dermaku, Gjimshiti dhe Veseli, Hysaj në krahun e djathtë dhe Trashi në të majtën. Gjasula, Bare dhe Abrashi formojnë treshen e mesfushës. Sulmi i është besuar dyshes, Cikalleshi, Manaj.

 

LIVE/ Bjellorusi – Shqipëri 0-2

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet ndeshja

Nis pjesa e dytë

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

90′ Zëvendësim i fundit te Shqipëria, largohet Manaj, vendin e tij e zë Mihaj.

89′ Raketa Odise Roshi, lëviz bukur nga e djathta dhe provon të asistojë në qendër të zonës, por largojnë në këndore bjellorusët.

86′ Kaçaturian provon me një predhë nga distanca, por kontrollon Strakosha.

84′ Provojnë të shënojnë edhe bjellorusët me Skavish dhe Kaçaturian, por pa sukses.

78′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-2/ Keidi Bare dyfishon shifrat! Pas asistit të Roshit, mesfushori nuk fali duke e dërguar topin në rrjetë! 

76′ Zëvendësim te Bjellorusia, largohet Zolotov në lojë Skavish.

74′ Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë, për faull në mesfushë!

72′ Zëvendësim i dytë te Shqipëria, largohet autori i golit, Sokol Cikalleshi, vendin e tij e merr Bekim Balaj.

70′ Staseviç harkon një top të rrezikshëm, i cili nuk devijohet nga askush dhe shkon në duart e portierit Strakosha!

68′ Zëvendësim i parë te Shqipëria, largohet nga fusha Trashi i dëmtuar, vendin e tij e merr Odise Roshi, i cili kalon në krahun e djathtë, ndërkohë që Hysaj zhvendoset në të majtë.

65′ Tjetër moment i rrezikshëm në portën e Strakoshës, pas një harkimi nga këndi. Për fat të mirë topi shkon në duart e Strakoshës.

59′ Rrezikshëm vendasit në këto moment, Strakosha lexon mirë lojën dhe del duke larguar me kokë një moment tepër të rrezikshëm.

57′ Kuqezinjtë vijojnë të shfaqen superiorë, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën bjelloruse.

52′ Hysaj provon me një pasim të rrezikshëm drejt zonës, por topi devijohet  në këndore.

48′ Manaj tenton me një goditje fluturimthi, e cila ishte krejtësisht e gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Nuk ka shtesë, mbyllet pjesa e parë! 

43′ Hysaj harkon nga e djathta, për Manajn, i cili gjuan me kokë, por pa rrezik.

42′ Vendasit më kërkues pas pësimit të golit. Skuadra kuqezi e ka ulur disi rritmin, duke u tërhequr në mbrojtje.

39′ Goditje nga këndi për Bjellorusinë. Shtatlarti Staseviç, provon të surprizojë Strakoshën, i cili grushton në vështirësi.

31′ Provojnë Bjellorusët me një harkim në zonë, por topi largohet nga Cikalleshi!

29’ Qarkullim i gjatë i topit nga të dy skuadrat, që kanë ulur disi ritmin në këto minuta.

23′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë me një predhë nga distanca! Pas një kombini fantastik  me Hysaj, bomberi kavajas rrotullohet bukur dhe shkarkon të majtën, duke e dërguar topin në cepin e portës.

19′ Goditje këndi për Shqipërinë. Harkon Trashi nga e majta, topi shkon te Gjasula, që e prek me kokë dhe e çon te Cikalleshi, i cili nuk koordinohet dot.

16′ Hysaj provon të jap një asist të rrezikshëm për Manajn, por ky i fundit nuk e kontrollon dot. Minuta mjaft të mira për Shqipërinë.

12′ Tjetër shans i mirë për kuqezinjtë. Hysaj lëviz bukur nga e djathta, gjen Manajn brenda zonë që provon me një gjuajtje të menjëhershme, por topi shkon jashtë kuadratit.

6′ Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë! Trashi kombinon bukur me Cikalleshin që provon me një gjuajtje të rrezikshme, topi devijohet nga portieri, për pak sa nuk shkaktohet autogol, por largon një prej mbrojtësve bjellorus.

2′ Trashi harkon një top nga e majta drejt zonës për Rei Manajn, por kontrollon portieri Gutor.

1′ Ka startuar përballja në Minsk, vendasit shkelmojnë topin e parë nga qendra.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË PORTUGEZIT/ Ja shkaku i largimit të Mourinhos nga Unitedi…

Isa.Autor

TË GJITHË SYTË NGA RONALDO/ Si u prit ylli portugez në Arabi, FOTOT

F.autor

Zlatko Daliç: Modriç është një mrekulli, do të argëtohemi ndaj Anglisë

Isa.Autor

Leave a Comment