Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Shqipëri-Lituani, rezultati 0-1

Ka startuar në orën 20:45, sfida e dytë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas triumfit në transfertë ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të tentojnë një tjetër triumf, për t’u konsoliduar në vendin e parë.

Lituanezët vijnë në këtë përballje pas humbjes në shtëpi 3 ditë më parë nga Kazakistani. Për sa i përket dueleve mes Shqipërisë dhe Lituanisë, këto 2 skuadra, kanë sfiduar 4 herë njëra-tjetrën, ku 2 herë kanë fituar kuqezinjtë dhe 2 herë lituanezët.

 

LIVE/ Shqipëri – Lituani 0-1

KOMENTI LIVE: 

87′ Shqipëria me 10 lojtarë, Hysaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për një faull naiv.

86′ Shpëton për mrekulli porta e Strakoshës, devijimi i Gjimshitit, e dërgon topin në këndore.

80′ Broja provon me një shpërthim nga e djathta, provon me një gjuajtje, por topi shkon në rrjetën e jashtme.

79′ Shqipëria shfaq shenja lodhje, lituanezët provojnë me një tjetër goditje  që shkon jashtë kuadratit.

74′ Roshi luan vetëm 14 minuta dhe lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e zë Armando Broja.

68′ Zgjohen kuqezinjtë që shtyjnë përpara në kërkim të golit të barazimit.

65′ Fantastik portieri i Lituanisë, që i mohon një gol të sigurt Rei Manajt, i cili provoi me një predhë nga goditja e dënimit.

60′ Dy zëvendësime te Shqipëria, largohen nga fusha Trashi dhe Gjasula, në lojë Roshi dhe Uzuni.

59′ Sadiku provon me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë portës!

56′ Manaj provon të shkëputet drejt portës, por ndërhyn aty mbrojtësi kundërshtar që kthen topin te portieri.

50′ GOL LITUANIA 0-1/ Gabim amatoresk! Lituanezët kalojnë në avantazh! Gjithçka nisi nga pasi i gabuar i Gjasulës! Nuk falin miqtë që shënojnë me Gazlaukas! 

47′ Pranë golit kuqezinjtë! Trashi harkon një top të rrezikshëm, i cili kalon gjithë pasqyrën e portës dhe nuk devijohet nga askush.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

45+3′ Klazauskas dhe Hysaj ndëshkohen me karton të verdhë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Laçi ndëshkohet me karton të verdhë, për faull taktik.

38′ Tjetër moment i rrezikshëm në portën e Shqipërisë, sërish Strakosha protagonist që bën shpëtimtarin, duke i mohuar golin lituanezëve.

34′ Sadiku shkarkon të djathtën nga brenda zonë, topi shkon jashtë kuadratit. Zgjohet disi Shqipëria.

32′ Trashi provon të godasë portën, pas një kundërsulmi të shpejtë, por tentativa e futbollistit gramshiot u ndal nga mbrojtësit lituanezë.

27′ Minuta aspak të mira për Shqipërinë që gabon në pasime. Ende asnjë rast i krijuar në portën kundështare.

24′ Trashi harkon nga e majta, drejt zonës, por topi shkon drejt e në duart e portierit kundërshtar.

18’ Manaj dhe Girdvainis përplasen kokë më kokë, fatmirësisht nuk ka probleme për të dy lojtarët.

16′ Provon Lasiskas nga distanca, por pa rrezik, topi shkon jashtë kuadratit.

12′ Tjetër goditje këndi për Shqipërinë, kësaj here e fiton Qazim Laçi.

10′ Drithërima në portën e Strakoshës, gardiani shqiptar bën shpëtmitarin, pas gjujtjes së Kazlauskas.

8′ Manaj provon të surprizojë, por ndërhyjnë mbrojtësit lituanezë, duke e dërguar topin në goditje këndi.

5′ Miqtë duken më kërkues, duke marrë disa inkursione, por pa sukses. Shqipëria has vështirësi në qarkullimin e topit.

3’ Fillim i qetë për të dyja skuadrat.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, Shqipëria luan topin e parë nga qendra!

Related posts

TREGON BISEDIMET QË MUND TË NDRYSHOJNË MERKATON/ Mamaja e Mbappe i çudit të gjithë: Folëm me Leonardon

Delo.autor

Didier Deschamps shtyn shpalljen e listës për Botëror, ja kur do të publikohet

Sadik.Autor

LORENC TRASHI LARGOHET ZYRTARISHT NGA PARTIZANI/ Futbollisti firmos me ekipin e ri

Delo.autor

Leave a Comment