Duket sikur ndodhi vetëm një ditë më parë që Premier League uli perdet, për të mbyllur me sukses shfaqjen e sezonit të kaluar futbollistik dhe në fakt gjithçka rikthehet shpejt në kohë për të filluar nga e para. Nga Arsenali te Arsenali, sërish gjithçka lidhet me emrin e “topçinjve”.
Ishte ekipi i drejtuar nga trajneri i ri spanjoll Mikel Arteta, që më datë 1 gusht, pra vetëm gjashtë ditë pas mbylljes së kampionatit në Premiership përmbysi disavantazhin për të triumfuar 2-1 në FA Cup, duke mposhtur në “Wembley” në derbin londinez Chelsea-n, megjithatë privilegjin për të nisur sezonin natyrisht pas suksesit në Kupën e Federatës e pati sërish Arsenali, që më datë 29 gusht po në “Wembley” ia doli mbanë për të thyer kampionët në fuqi të Liverpulit, pas gjuajtjes së 11-metërshave, në sfidën në Community Shield pra Superkupën e Anglisë, triumf që i dha mundësinë 38-vjeçarit bask për të fituar dy trofe në më pak se një muaj.
Si për ironi të fatit vetëm 48 ditë pas mbylljes së edicionit të kaluar do të jenë pikërisht “topçinjtë” që do të ngrenë siparin në “Craven Cottage”, në derbin londinez me Fulham-in, që u rikthye pa humbur kohë në elitën e futbollit anglez të klubeve pasi qëndroi për vetëm një vit në Championship.
LIVE/ Fulham – Arsenal 0-3
Mbyllet ndeshja
MINUTA 57/ Arsenal thellon shifrat me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.
MINUTA 49/ Arsenal dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Gabriel.
Nis pjesa e dytë
***
Mbyllet pjesa e parë
MINUTA 9/ Arsenal kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alexandre Lacazette.
MINUTA 1/ Fillon ndeshja
