Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Premier League: Mbyllet super ndeshja Chelsea-Liverpool. Rezultati 0-2

Po luhet supersfida mes Çelsit dhe Liverpulit. Të dyja skuadrat vijnë nga fitore në ndeshjet e para në Premier Ligë, dhe kërkojnë vazhdimësinë.

Kështu janë publikuar formacionet zyrtare se si do rreshtohen ekipet e Klopit dhe Lampardit. Nga afrimet e reja, vetëm Verner dhe Haverc do ta nisin sfidën e sotme titullar për Çelsin. Pulisiç, Silva, Zijek dhe Çiluell nuk do jenë të gatshëm për trajnerin Frenk Lamprd. Sulmi i është besuar Maunt, Verner dhe Haverc. Në mesfushë treshja Kovaçiç, Kante dhe Zhorzhinjo. Mbrojtja nga e majta në të djathë, Alonso, Zouma, Kristensen dhe Xhejms. Në portë sërish Kepa, pavarësisht se londinezët janë gati për ta zëvendësuar spanjollin.

Në krahun tjetër, Klop nuk ka ndryshuar asgjë në formacionin e tij. Gjermani sërish i beson treshes së sulmit, Mane, Salah dhe Firmino. Në mesfushë, Henderson, Vinajldum dhe Keita. Mbrojta ka ndryshime pasi krah Van Dijkut, Klop ka vendosur Fabinjon në qendër dhe Robertson dhe Arnold në krahë.

 

LIVE/ Chelsea – Liverpool 0-2

 

Mbyllet super ndeshja

MINUTA 54/ Liverpool dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Sadio Mane.

MINUTA 50/ Liverpool kalon në avantazh me golin e shënuar nga Sadio Mane.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 1/ Starton super sfida

Related posts

PËRPLASJA ME TIFOZËT E LUFTËTARIT PAS HUMBJES/ Trashi sqaron situatën: Jam afruar tek ultrasit sepse…

Delo.autor

“E TRISHTË”/ Levante trajton në mënyrë skandaloze Armando Sadikun (FOTO)

F.autor

PRITI PENALLTINË NDAJ ATALANTËS/ Portieri Handanović: Ja çfarë më tha Muriel

Delo.autor

Leave a Comment